Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Dikush duhet t’i thotë Metës që nuk është ai demokracia

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
“Konferenca e Jashtëzakonshme”. DW komenton thirrjen e Presidentit Meta

Nga: Ben Andoni

Shqipëria ka të ngjarë që deri më 25 Prill të ketë shumë e shumë situata të tilla sherresh dhe patetizmash, që po tentojnë t’ia shkëpusin vëmendjen nga përditmëria e vështirë. Por, pa asnjë arsye bindëse, përveç një propagande jo normale flamurin e ka marrë presidenti i vendit, Ilir Meta. Në orët e fundit ka premtuar shumë gjëra, por thelbi ka qenë një dhe vetëm një: Ai është garanti i vetëm i demokracisë shqiptare, thellësisht të rrezikuar! Të gjithë të tjerët janë shtojca, përfshirë dhe opozitën, të cilës po mundohet kinse t’i japë një dorë por që në fakt po ia dëmton kauzën në mënyrën më të keqe të mundshme.

Dikush nga shpura e tij jo e vogël duhet t’i kujtojë presidentit të vendit se garanti i kushtetutës janë institucionet e pavarura. Dhe, sa i përket atyre, ai është në mesin e pak politikanëve shqiptarëve, numëruar me gishtat e njërës dorë, që i kanë dëmtuar paq në 30 vite demokraci. Retorika e fundit për juntën, vetëvrasjen më parë, për ekipet e tenderave janë të tmerrshme dhe të frikshme në një vend demokratik, që është duke bërë detyrat e integrimit përballë një realiteti aspak normal kontinental. Lër institucionet të merren me punën e tyre!

Nëse realisht Shqipëria është në këtë cak humnere, atëherë jo thjesht Ilir Meta, por as Edi Rama, Lulzim Basha dhe Sali Berisha nuk kanë më se çfarë t’i bëjnë. E nëse është kështu sërish, e keqja nuk është bërë për një ditë por mban kontributin e të gjithë juve politikanëve tanë, që tashmë fshiheni dhe na kujtoni popullin. Shqiptarët, vetë, e kanë një mundësi më 25 Prill dhe ajo është vota dhe deri më tani e kanë treguar se kanë ditur të votojnë, duke ndëshkuar me votë padrejtësinë dhe korrupsionin. Por një vend i NATO-s nuk rrëshqet aq hapur në Juntë sepse ka frena kudo dhe mbi kokë i rri vazhdimisht një gisht tregues.

Në fakt, dikush duhet t’i kujtojë Ilir Metës se çfarë do t’i thotë si justifikim shqiptarëve kur të hajë sërish sillën e pajtimit me mikun e tij të vjetër Edi Rama? Dikush duhet t’i kujtojë se çfarë do t’i thotë Bashës dhe Berishës nëse do t’ia kthejë kurrizin sërish! Jo se këta të fundit u bën shumë përshtypje. Të mos harrojmë 4 vite më parë kur stërbetoheshin se ai nuk do ishte më pjesë e aleancës së tyre. Po këta me bashkëdrejtimin me Ramën?!

Dikush duhet t’i kujtojë Ilir Metës dhe të gjithë politikanëve të na lenë deri më 25 Prill, pasi edhe kështu shqiptarët po jetojnë një nga sfidat më të mëdha të ekzistencës së tyre atë të jetës së përditshme dhe mbijetesës, por edhe se demokracia nuk janë ata. Demokracia është punë, djersë, pastaj edhe frymë dhe vullnet, që ndërtohet dhe përsoset çdo ditë ose si e thotë me të drejtë Chomsky: “Në këtë fazë ndoshta përfundimtare të ekzistencës njerëzore, demokracia dhe liria janë shumë më tepër sesa ideale për t’u vlerësuar – ato mund të jenë thelbësore për mbijetesën”. Ndaj na duhet një president normal. Dikush duhet t’ia kujtojë këtë presidentit Meta.

Tags: ben andonidemokraciailir metaopinion

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Zgjerimi i Greqisë në Jon/ Idrizi: Haga, jo zgjidhja më e mirë për Shqipërinë

Idrizi: Rama armik i Çamërisë, pret në zyrë lobistin grek

“Prej 4 muajsh nuk mundem të përqafoj mamin tim”, vajza e doktoreshës përlot me mesazhin e saj

Kryeson listën e PS/ Çomo: Kam votuar gjithmonë Ramën, por ai nuk e di

Yuri Kim: Në Shqipëri do zhvillohet stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkan

Yuri Kim: SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 25 prillit







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur
Bota

Historike në Britaninë e Madhe, lind foshnja e parë me transplant mitre nga një donatore e vdekur

by mirseda
09:40 | 25/02/2026
0

Lindja e vogëlushit Hugo në Mbretërinë e Bashkuar konsiderohet historike, pasi ai është fëmija i parë i...

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia

Skandali me infrastrukturën,3.8 miliardë euro për rrugët në 2024-2026,fondet në rekord, por cilësia

09:19 | 25/02/2026
Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane në Kosovë

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka vendim për reduktim të trupave amerikane në Kosovë

09:13 | 25/02/2026
FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë

FOTO nga Dosja Epstein/ Stephen Hawking mes dy modeleve me bikini në Francë

09:00 | 25/02/2026
Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

Rusia e 2026-ës në kolaps, Putin po torturon edhe popullin e vet

08:57 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com