Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku foli edhe për incidentin midis Bashkisë Tiranë dhe përfaqësuesve të FRD-së.
Vetë Meta u përfshi në këtë ngjarje, pasi u konfliktua me punonjësit e policisë baahkiake, por u tha gazetarëve që të mos shqetësohen për tonin e tij, por për faktin se përballë është një bandë ndërkombëtare dhe lokale.
Ndër të tjera, Kreu i Shtetit paralajmëroi se për demorkacinë në vend do të derdhet gjak.
Ilir Meta: “Për tonet e presidentit mos u shqetësoni. Presidenti nuk ka dalë këtu për top model. Janë dy institucione garante.
Është Presidenti i Republikës dhe populli i Shqipërisë dhe përballë nesh është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetës. Sa herë ta ftoni presidentin në beteja aty do e keni.
Ilir Meta nuk po bën një betejë për veten e tij, po e bën për të gjithë. Presidenti do i dalë për zot Kushtetutës së Shqipërisë, gjakut të derdhur për demokraci, gjak i derdhur nga Hafzi Nela. Bijtë e xhelatëve që s’kanë kërkuar falje akoma, me këlyshët e Ndraghetës, me trafikantët, me horrat. Duan që të terrozizojnë popullin. Përgjigja do të jetë një popull i tërë ndaj horrave”.