Ish-kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas pushtimit të zyrave të FRD-së nga policia bashkiake dhe ndërhyrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Berisha thotë se Meta ishte në mbrojtje të Kushtetutës, ndërsa ngjarjen e quan si një veprim puçist të kryeministrit Edi Rama.
”Veprime puçiste terroriste të Edvin Drogës! Urdheron pushtimin e zyrave të FRD pas nënshkrimit të marrveshjes me PD! Presidenti në mbrojte të kushtetutës! Dënoj me ashpersinë më të madhe provokacionin puçist, terrorist të Edvin Drogës ndaj koalicionit opozitar”, shkruan Berisha në rrjetin social, Facebook.
Mesditën e sotme pati një përplasje midis policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike. Shkak u bë një dërgimi i një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat.
Sipas bashkisë, godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. Në këtë përplasje u përfshi dhe Presidenti Meta.