Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Sot Europa Ligë, ja përballjet

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Vidhet trofeu i Europa League

Sot europa e futbollit fokusohet  tek ‘Europa Ligë’, që luan ndeshjet e para për raundin e 1/16-ave.

Ndeshja kryesore do të luhet në ‘Old Traford” ku Mançester Junajtid do të presë Milanin e Piolit por ja se cilat skuadra do të tentojnë çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Në orën 18.55 luhen:

Ajaks – Jang Bojs

Hollandezët e Ajaksit të konsideruar favorit të kësaj përballjeje presin në ‘Johann Cruyff Arena’ zviceranët që eleminuan Tiranën më herët në Europë. Ajaksi vjen nga një seri prej 19 ndeshjesh pa humbje prej të cilave 16 fitore që kur dolën nga Liga e Kampionëve në dhjetor. Jang Bojsi nga ana tjetër numëron 13 ndeshje pa humbje në këtë vit të ri kalendarik që e ka nisur shumë mirë.

Dinamo Kiev – Vijareal

Vijareali që vjen nga dy humbje rradhazi viziton ‘NSC Olimpiyskiy Stadium’ ku e pret Dinamo e Kievit, ekip që po shijon një 2021-sh të mirë me 7 ndeshje pa humbje.

Mançester Junajtid – Milan

Deri para 14 vitesh, shumë mirë mund të ishte dhe finalja e Ligës së Kampionëve e jo më një përballje rutinë e Ligës së Europës, por ja që fati e do që sonte të përplasen dy gjigantë të europës që në të kaluarën kanë ngritur trofe të rëndësishëm deri tek maja e botës për klube.

Junajtid vjen  në këtë raund me fitore bindëse ndaj Sociedadid në raundin paraardhës, teksa të besuarit e Piolit kaluan me peripeci Cërvena Zvezdën falë goit në fushë kundërshtare.

Slavia Praha – Rejnxhërs

Rejnxhrsat të sapo shpallur kampionë pas një dekade në Skoci me trajnerin Stiven Xherrard do të kërkojnë një aventurë magjike dhe në Europë. Skocezët nga Gllasgou nuk kanë humbur asnjë ndeshje këtë sezon dhe modestët çekëjanë një kundërshtar mëse i kalueshëm.

Në orën 21.00:

Roma – Shaktar

Fonseka përgatitet të përballet me të kaluarën sonte kur të ketë përballë ish punëdhënësit. Sonte janë kundra njëra tjetrës dy filozofi, mbajtja e topit kundër kundërsulmit. Fonseka dhe Kastro do të na japin një nëntëdhjetë minutësh të bukur sigurisht me italianët disi më favoritë dhe prej emrave dhe cilësisë që ka në dispozicion.

Granada – Molde

Deri vjet një ekip modest spanjoll, Granada ka arritur deri këtu me shumë meritë duke nisur që nga sezoni i kaluar në La Liga që i dha të drejtën e përfaqësimit në Europë e deri tek përballja e nxehtë në raundin e  kaluar ku eleminoi Napolin favorit. Në mes të këtij rrugëtimi kujtojmë dhe përballjen e tyre me Teutën e Durrësit në raundet paraeleminatore. Padyshim spanjollët favoritë në këtë sfidë por ish ekipi i Solskjaerit do të tentojë surprizën sepse nuk ka asgjë për të humbur.

Olimpjakos – Arsenal

Arsenali udhëton për në ‘Karaiskaqis’, shtëpia e Olimpjakosit të Pireut, për një nga ato përballjet që vijnë fill njëra pas tjetrës dhe të japin mundësinë e hakmarrjes. Kujtojmë se në sezonin e kaluar ishin pikërisht grekët që e nxorrën Arsenalin pretendent jashtë nga ky kompeticon me një gol dramatik në minutën e 120-të të përballjes.

Këtë herë grekët vijnë nga një 5-4 në total kundrejt holandezëve të PSV-së ndërsa Arsenali i ktheu rezultatin Benfikës. Topçinjtë e Londrës janë 12 pikë pas zonës Champions në angli dhe e vetmja mënyrë për të kapur kompeticionin më prestigjoz për klube sezonin e ardhshëm mbetet fitimi i trofeut të Europa Ligës.

Totenhem – Dinamo Zagreb

Totenhemi i Murinjos pret Dinamon e Zagrebit në shtëpi me një Bejl në superformë dhe me epërsi të qartë cilësore në çdo pozicion ndaj kroatëve. Murinjo kërkon t’i japë një trofe spërsave dhe kjo ndoshta është mundësia më e mirë për t’a bërë. Kualifikimi ne Champions sezonin e ardhshëm ashtu si dhe në rastin e Arsenalit duket tejet i vështirë nga kampionati prandaj ky kompeticion merr një rëndësi të veçantë. Mou shkon në këtë sfidë me një skuadër thuajse të plotë dhe objektivi është një rezultat që t’i mundësojë relaks javën tjetër në Kroaci. -Totila Kotorri

Tags: Europa Ligëfutbollndeshje

TË LIDHURA

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta
Sport

Interesim i jashtëzakonshëm për Kombëtaren, mbi 10 mijë kërkesa për bileta

16:14 | 18/03/2026
Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë
Sport

Mund të sfidojë Shqipërinë në Play Off të Botërorit, lista e Suedisë

15:44 | 18/03/2026
Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë
Sport

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi “pushton” Turqinë

12:42 | 17/03/2026
Next Post
Shtetasit shqiptarë kryesojnë listën e të dëbuarve nga Gjermania në vitin 2020

Shtetasit shqiptarë kryesojnë listën e të dëbuarve nga Gjermania në vitin 2020

Erdogan paralajmëron Mitsotakis: Mos më sfido mua, njih kufijtë e tu

Fyen presidentin Erdogan gjatë një marshimi, arrestohen 13 persona në Stamboll

Të rejat e Netflix-it në mars

Të rejat e Netflix-it në mars







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com