Të rejat e Netflix-it në mars

Shumë prurje të reja i presin abonentët e Netflixit në muajin mars. Duke nisur që nga data 1 mars në platformën botërore do të gjeni në çdo moment titujt e ri në një ndërthurje mes prodhimeve të vetë Netflixit dhe titujve të vjetër hollivudianë.

Ndër filmat e konfirmuar që tanimë mund t’i aksesoni dhe në Netflix këtë muaj do të jenë titujt:

-Crazy, Stupid, Love. (2011)- Steve Carell, Ryan Gosling, Julianne Moore, Emma Stone

-Batman Begins (2005) i regjizorit Christopher Nolan me yjet: Christian Bale, Michael Caine, Ken Watanabe apo Liam Neeson

– I Am Legend (2007) – me të mbijetuarin Will Smith apo edhe

– Invictus (2009)- me aktorët Morgan Freeman, Matt Damon, që përshkruan mandatin e parë të Nelson Mandelës në përpjekje për të luftuar Aparteidin në Afrikën e Jugut.

Për të mos u humbur për të gjithë të apasionuarit e muzikës Hip-Hop dhe Rap do të jetë dokumentari i shumëpritur mbi jetën e “Notorious B.I.G” me titull: “Biggie: I Got a Story to Tell” i vitit 2021.

Ky dokumentar përmban filmime të rralla të xhiruara nga miku më i mirë i Christopher Wallace-it, Damion “D-Roc” Butler dhe gjithashtu intervista me familjen dhe miqtë e tij më të ngushtë, duke zbuluar një anë të “Biggie Smalls” që bota nuk ka njohur kurrë. -Totila Kotorri