Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

I dyti në listën e PD-së në Lezhë, Gjekmarkaj: Rama më bindi ta merrja këtë hap

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
I dyti në listën e PD-së në Lezhë, Gjekmarkaj: Rama më bindi ta merrja këtë hap

Analisti Agron Gjekmarkaj, i cili është i dyti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës është shprehur se ka qenë pikërisht kryeministri Edi Rama, personi që e ka shtyrë të kandidonte.

I ftuar në “FrontLine” në “News24”, Gjekmarkaj tha se ka qenë shumë i kënaqur me punën e tij si pedagog dhe analist, por fakti që sipas tij, Rama nuk i lë të bëjnë punën e ka shtyrë të bashkohet me Opozitën për rrëzimin e qeverisë.

I pyetur për qarkun dhe për numrin në të cilin është vënë në listë, Gjekmarkaj tha se ai vetë nuk ka kërkuar gjë, por propozimi i është bërë vetë nga kryedemokrati Lulzim Basha, dhe e ka pranuar me kënaqësi.

Intervista e plotë:

Gazetarja Marsela Karapanço: Më mirë nga studio e lajmeve si analist apo deputet?

Agron Gjekmarkaj: Janë etapa të ndryshme, i shoh si vazhdim. Rrëshqitja ime në politikë është analiza politike.

Gazetarja Marsela Karapanço: Kush ua komunikoi?

Agron Gjekmarkaj: Basha, e falënderova Bashën, e pranova me kënaqësi.

Gazetarja Marsela Karapanço: Sa kohë keni që jeni në dijeni?

Agron Gjekmarkaj: Ky është një diskutim tavoline, nuk ka rëndësi.

Gazetarja Marsela Karapanço: Interes ka, është i minutës së fundit?

Agron Gjekmarkaj: Është një propozim jo shumë i hershëm, por në kohën e duhur.

Gazetarja Marsela Karapanço: Çfarë ju bindi?

Agron Gjekmarkaj: Njeriu që më ka bindur është Edi Rama. Ai nuk na lë të bëjmë punën tonë. Unë isha i kënaqur si pedagog dhe analist, por jam i mendimit që gjithkush duhet të japë kontributin e tij dhe të rrëzojë këtë qeveri. Kjo më ka bindur dhe shtysa kryesore që të kemi rolin e një opozitari jashtë politikës.

Gazetarja Marsela Karapanço: Duke bërë një bilanc, ju e keni zgjedhur me bindjen e plotë për të qenë në foltore, pasi dhe ju i keni kritikuar shpesh deputetët?

Agron Gjekmarkaj: Nuk do të jem si deputetët që kam kritikuar, nuk do e kem qëllim në vetvete kritikën, por nuk do i shmangem kur duhet me e bërë. Nuk do të më shikosh në pozicionin e njeriut qesharak, që të zezës i thotë e bardhë dhe të bardhës së kuqe.

Gazetarja Marsela Karapanço: Ju jeni në Lezhë, e zgjodhët vetë?

Agron Gjekmarkaj: Unë s’kam bëre asnjë kërkesë, më ka ardhur e tillë nga Basha. Kam menduar të hy nr. 2 në listën e Lezhës, ofertë që e kam pranuar.

Gazetarja Marsela Karapanço: A jeni mërzitur që nuk jeni në krye?

Agron Gjekmarkaj: Nëse do të isha në krye të Lezhës do të zgjidhja Markun, është një nga personat më me integritet që ka sot Shqipëria. Ka mbajtur qëndrime kritike, një njeriu i shkolluar jashtë vendit, një kartë e fortë morale. Karta më e fortë që ka Marku.

Tags: Agron GjekmarkajkandidatlistaPD

TË LIDHURA

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve
Politikë

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

12:06 | 20/12/2025
Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor
Politikë

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro
Aktualitet

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Next Post
Rama i nxori foton e sikletshme, Shehi: Më ka frikë, do marr 30 mijë vota

Rama i nxori foton e sikletshme, Shehi: Më ka frikë, do marr 30 mijë vota

Rupert Murdok: 90 vite beteja nga manjati i famshëm i mediave

Rupert Murdok: 90 vite beteja nga manjati i famshëm i mediave

Paloka tregon pse PD dhe LSI nuk dolën me një listë të përbashkët

Paloka i bindur: Me këto lista, Rama nuk merr më shumë se 30-40 mandate







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato
Sport

Lajm i keq për Al Nassr, bllokohet merkato

by mirseda
13:43 | 20/12/2025
0

Një pengesë e madhe ka dalë së fundi në skenë për Al Nassr. FIFA ka njoftuar të...

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

Gazment Bardhi: Të mblidhet me urgjencë Këshilli i Mandateve

12:06 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com