500,000 doza të tjera të vaksinës kineze “Sinofarm”, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Serbi.
Lajmin e ka dhënë presidenti serb Aleksandër Vuçiç, në një video që ka ndarë në rrjetet sociale, nga aeroporti Nikola Tesla, ku dhe priti vaksinat.
“Të dashur qytetarë, unë erdha sonte në aeroportin Nikola Tesla, përveç protokollit, dhe pas meje është aeroplani që solli 500,000 doza të vaksinës kineze Sinofarm,” tha Vuçiç.
Në Serbi, deri më tani kanë arritur 2,620,000 vaksina, ndërkohë që Vuçiç, ka bërë të ditur se do vijnë dhe 13,350,000 vaksina. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që të vaksinohen dhe falënderoi Kinën për shpërndarjet e vaksinës.
View this post on Instagram