Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Komandanti i Gardës në SHBA: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë në Kapitol

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Komandanti i Gardës në SHBA: Trupat u dërguan me 3 orë vonesë në Kapitol

Komandanti i Gardës Kombëtare në Uashington i tha Kongresit të mërkurën se u deshën më shumë se tre orë për të marrë miratimin për të dislokuar trupat në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara me 6 janar, për t’u përballur me protestuesit të cilët po sulmonin ndërtesën në përpjekje për të bllokuar çertifikimin e demokratit Joe Biden si president i ri i vendit.

Gjenerali William Walker, shef i Gardës Kombëtare për Uashingtonin, u tha dy komisioneve të Senatit që po hetojnë trazirat vdekjeprurëse se ai nuk mori miratimin e Departamentit të Mbrojtjes deri në orën 17:00 për të dërguar qindra trupa në Kapitol, më shumë se tre orë pasi drejtuesi i atëhershëm i Policisë së Kapitolit, Steven Sund, i kishte thënë i alarmuar se një turmë njerëzish kishin hyrë me forcë në ndërtesë.

 

Zoti Walker tha se vonesa duket të jetë rezultat i një procesi të pavolitshëm miratimi për trupat dhe ndoshta një hezitim nga disa zyrtarë për të miratuar një shfaqje publike të forcës pranë simbolit të demokracisë amerikane. Ndërkohë, protestuesit e shumtë në numër ishin të papërballueshëm për forcat e sigurisë dhe u futën në selinë e organit legjislativ, duke shkatërruar zyrat e ligjvënësve dhe u përleshur me policinë. Pesë njerëz humbën jetën.

 

Gjenerali Walker tha se në rastet e mëparshëm të trazirave civile gjatë 19 viteve të tij në komandën e trupave të Gardës Kombëtare në Ushington, përfshi demonstratat për drejtësinë racore pranverën e shkuar, leja ishte miratuar menjëherë për të dislokuar trupa për të shuar trazirat. Ai tha se mund të kishte dërguar 155 trupa në orën 14:00, menjëherë pasi protestuesit e parë sulmuan Kapitolin, ku mes të viktimave ishte edhe një polic i Kapitolit, për të cilin autoritetet besojnë se humbi jetën pas spërkatjes me ilaç kundër arinjëve.

Këto 155 trupa “mund të kishin bërë një ndryshim”, tha zoti Walker gjatë një seance dëgjimore të mbajtur së bashku nga Komisioni i Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Komisioni për Rregullat. “Ne mund ta kishin shtyrë mbrapsht turmën.”

Senatorja demokrate Amy Klobuchar vuri në dukjes se miliona njerëz në mbarë vendin po ndiqnin drejtpërdrejt në televizon trazirat edhe pse mungonte dislokimi i trupave.

Edhe pasi Departamenti i Mbrojtjes miratoi në orën 16:32 dislokimin e trupave të Gardës Kombëtare, u deshën edhe 36 minuta të tjera para se zoti Walker mori njoftimin se mund të dislokonte trupat e tij që po prisnin në gjendje gatishmërie.

“Isha i zhgënjyer…i shtangur” nga vonesa, dëshmoi Walker. “Unë do t’i kisha dërguar menjëherë.”

Senatori republikan Rob Portman tha, “Kjo nuk mund të ndodh përsëri” një sentiment me të cilën u pajtua edhe Gjenerali Walker.

Përfundimisht u vendos rendi në Kapitol. Në orët e para të 7 janarit, ligjvënësit çertifikuan rezultatet e Kolegjit Elektoral dhe fitoren e zotit Biden. Ai u inaugurua si presidenti i 46-të i vendit me 20 janar.

Ndërsa ligjvënësit hetojnë rrethat që lidhen me trazirat e 6 janarit, policia e Kapitolit thotë se janë në dijeni të të dhënave të zbulimit për një sulm të mundshëm ndaj Kapitolit të enjten me 4 mars, një datë që disa grupe konspiratore të krahut të djathtë besojnë se Trump do të betohet si president. Deri në vitin 1933, 4 marsi ishte dita kur mbahej inaugurimi i presidentit amerikan./VOA/

Tags: gardakapitolSHBAsulm

TË LIDHURA

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!
Bota

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga
Bota

Sulm me thikë në Stamboll: 6 të plagosur, mes tyre 4 policë — autori në pranga

19:33 | 14/02/2026
Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!
Bota

Katastrofë në Spanjë, stuhia “Oriana” merr përpara gjithçka!

18:40 | 14/02/2026
Next Post
“Në Shqipëri më ofendonin”/ Lojtari brazilian befason me deklaratën e tij

“Në Shqipëri më ofendonin”/ Lojtari brazilian befason me deklaratën e tij

Po vjen prapë nata e “thikave të gjata”

Po vjen prapë nata e "thikave të gjata"

Ç’po ndodh në Islandë? Regjistrohen 17 mijë tërmete në 1 javë

Ç'po ndodh në Islandë? Regjistrohen 17 mijë tërmete në 1 javë







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com