Sulmuesi Xherdan Shaqiri pritet të largohet nga Liverpuli në verë, teksa tashmë edhe klubi ka marrë vendimin për lojtarin.
Drejtuesit i kanë vendosur çmimin lojtarit, dhe nëse vjen ndonjë ofertë mbi 20 milionë euro, atëherë do ta pranonin.
Shaqiri është pjesë e Liverpulit nga viti 2018, kur të kuqtë e afruan për 13 milionë euro, pasi kishte shkëlqyer me Zvicrën në Botëror.
Shumë skuadra janë vënë në gjurmët e Shaqirit dhe kërkojnë ta kenë pjesë të tyre për sezonin e ardhshëm.