A mund të përhapet Covid-19 nga mishi i ngrirë? Ja çfarë thonë shkencëtarët

Nga: Dyani Lewis “Nature”

Këto javë po forcohet gjithnjë e më shumë teza se koronavirusi mund të përhapet nga mishi i kafshëve të egra që mbahen të paketuara dhe në ngrirje. Një mision për zbulimin e fakteve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nuk përjashtoi idenë se kjo mënyrë transmetimi ka ndikuar në shpërthimet e hershme epidemike të Covid-19, edhe pse ata nxitojnë të theksojnë se nuk ka gjasa që të jetë ky shkaku kryesor që çoi në nisjen e pandeminë.

Në një konferencë për shtyp në fillim të këtij muaji, ekipi i OBSH-së arriti në përfundimin se virusi erdhi ndoshta nga lakuriqët e natës, dhe më pas kaloi tek njerëzit përmes një kafshe të ndërmjetme.

Por ekipi gjithashtu theksoi se është e rëndësishme të hetohet nëse mishi i ngrirë i kafshëve të egra, të mbarështuara në fermat kineze mund të ishte i kontaminuar me koronavirusin e ri dhe të ketë çuar në një nga shpërthimet më të hershme të raportuara në Tregun e Ushqimeve të Detit Huanan në Vuhan të Kinës.

“Ne të gjithë menduam se një hipotezë e arsyeshme që duhej konsideruar ishte ajo e ushqimeve të ngrira”- thotë anëtari i ekipit invetigativ Dominik Duajer, virolog në

New South Wales Health Pathology në Sidnei të Australisë. Por ai thekson se nevojitet shumë punë për të përcaktuar se si jeta e egër e ngrirë mund të jetë ndotur me koronavirusin e ri, thotë ai. Një raport nga ekipi i OBSH-së, pritet që të paraqesë këtë javë të dhëna konkrete për këtë hipotezë.

Por thirrja e ekipit të OBSH-së për të hetuar mishin e ngrirë të infektuar, është ngatërruar me sugjerimet nga autoritetet kineze se virusi mund të përhapet në sipërfaqet e ngrira. Për muaj me radhë, mediat kineze kanë propaganduar idenë se virusi mund të ketë mbërritur në Vuhan nga mishi i kafshëve të egra të importuara nga jashtë.

Shpërthimet e mëvonshme lokale të SARS-CoV-2, kanë qenë gjithashtu të lidhura me ushqimin e ngrirë të importuar. Dhe vetë shkencëtarët në Kinë kanë botuar një numër në rritje të provave se transmetimi i virusit përmes mishit të ngrirë është teorikisht i mundur.

Gjithsesi, shumë shkencëtarë jashtë Kinës argumentojnë se kjo teori është një truk në hetimin e përgjithshëm të origjinës së pandemisë, dhe shihet si një përpjekje për të shmangur kritikat. Ata thonë se është e rrallë që SARS-CoV-2 të kalojë nga një person tek tjetri përmes sipërfaqeve të ndotura.

Disa studime sugjerojnë se transmetimi përmes sipërfaqes në sipërfaqet e ngrira është i mundshëm. Një studim i realizuar nga studiuesit në Singapor në gusht 2020, zbuloi se SARS-CoV-2 mund të mbetet infektues në sipërfaqen e mishit të ngrirë apo në frigorifer për më shumë se tre javë.

Lexo edhe :   Ulja e rasteve me Covid-19/ Brataj: Pritet tjetër lehtësim masash

Dy muaj më vonë, studiuesit në Kinë i lidhën me këtë të fundit 2 shpërthimet epidemike të qershorit në Pekin me Tregun Xinfadi të qytetit. Rastet e para erdhën pas 56 ditësh pa asnjë transmetim komunitar, dhe qenë të lidhura me një lloj të veçantë të SARS-CoV-2.

Hetuesit epidemiologjikë zbuluan grimca virale nga i njëjti lloj salmoni që ishte ruajtur në të ftohtë në një tezgë në treg. Ekipi hetues i OBSH-së i mori parasysh këto gjetje. “Ne kemi kaluar shumë kohë duke testuar provat nga shpërthimi epidemik në Tregun Xinfadi të Pekinit. Është një punë vërtet e mirë”-thotë anëtari i ekipit Peter Daszak, president i “EcoHealth Alliance”, një organizatë jo-fitimprurëse e shëndetit global me seli në Nju Jork.

Në një studim të tretë, botuar nëntorin e vitit të kaluar, një grup tjetër shkencëtarësh në Kinë raportuan se arritën të izolonin virusin nga paketimi i merlucit të ngrirë, që mendohet të ketë qenë burimi i infeksionit tek punëtorët në Qingdao, në provincën lindore të Shandong, në muajin shtator.

“Ne nuk kemi asnjë arsye të supozojmë se kjo gjë mund të mos ndodhë”-thotë Ervin Duizer virolog në Institutin Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin në Bilthoven.

Në nëntor 2020, pas këtyre shpërthimeve të tjera epidemike në Kinë, autoritetet kërkuan dezinfektimin e detyrueshëm të mallrave të importuara të ngrira, për të parandaluar transmetimin nëpërmjet sipërfaqeve të ndotura.

Ekipi i OBSH-së nuk mendon se pandemia filloi nga transmetimi përmes ushqimeve apo paketimit ty tyre. Gjithsesi, hetuesit e konsiderojnë të mundshme që një kafshë e infektuar me virus, mund të ketë qenë burimi i shpërthimit të hershëm në tregun Huanan të ushqimeve të detit.

Duajer thotë se është gjithashtu e mundur që “njerëzit mund të kenë shkuar në treg tashmë të infektuar, dhe më pas kanë shkaktuar epideminë, ose një produkt mund të ketë dalë në treg, është shumë e vështirë që të jesh i sigurt”, dhe në tryezë janë ende që të gjitha opsionet.

Duajer thotë se është e rëndësishme të zbulohet nëse punëtorët që furnizuan me produkte tregjet e Vuhanit, kanë antitrupa nga infeksioni me SARS-CoV-2. Kjo, thotë ai, do të jetë thelbësore për të gjurmuar origjinën përfundimtare të pandemisë.

Burimi i lajmit: https://www.nature.com/articles/d41586-021-00495-0

Përshtatur nga TIRANA TODAY