Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Mjeku Alimehmeti tregon qarqet me incidencë më të lartë infektimi nga Covid-19

4 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Mjeku Alimehmeti tregon qarqet me incidencë më të lartë infektimi nga Covid-19

Epidemiolopgu i njohur, Ilir Alimehmeti ka publikuar grafikët e testeve javore dhe rasteve të reja me Covid-19 sipas qarqeve në vendin tonë.

Alimehmeti ka nxjerrë grafikët që kanë si burim të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, ku vihet re që incidenca nuk është e lartë vetëm në Tiranë, por edhe qarqe të tjera të vendit.

Nga grafiku, shihet që Tirana ka një incidencë javore që kap shifrën 384, nga 2119 testime javore.

Gjirokastra ka plot 623 incidenca nga 731 testime javore. Vlora ka gjithashtu incidencë të lartë, ku numëron 345 raste në javë nga 411 testime, ndërkaq edhe Berati shënon 302 raste nga 373 testime.

Sipas mjekut, OBSH-ja rekomandon një pozitivitet të testimit <10% (idealisht <5%) dhe siç asnjë qark nuk e plotëson këtë kriter, por Tirana është më afër.

Postimi i Alimehmetit në rrjetin social, Facebook

Miqtë e mi, sot le të mundohemi të hedhim një sy më të detajuar mbi situatën COVID-19 në Shqipëri nga mesi i janarit e deri më sot.

Fillimisht le të vëmë në dukje dy keqkonceptime!

Keqkonceptimi i parë: Të dhënat ditore nuk tregojnë një kuadër ecurie pasi mund të kenë luhatje sporadike, si rrjedhojë le t’i shohim në bazë javore.

 Keqkonceptimi i dytë: Të gjithë mendojnë se Tirana është qarku në gjendje më të rëndë, por në fakt jo vetëm ka popullatën më të madhe por edhe numrin më të lartë të testimeve.

 Për të ndrequr këto dy keqkonceptime, në figurën e parë mund të shohim incidencën dhe testimet sipas secilit qark për çdo 100.000 banorë, për javët:

 21-27 janar,

 28 janar – 03 shkurt,

 04-10 shkurt,

 11-17 shkurt, dhe

 18-24 shkurt 2021.

 Siç duket shumë qartë,   Testimet janë shumëfish më të larta në Tiranë

 Incidenca është vetëm lehtësisht më e lartë në Tiranë kur përllogaritet për 100.000 banorë, por incidenca varet shumë pikërisht nga testimet shumë më masive.

 Numri mesatar i testimeve në periudhën 20 janar – 24 shkurt 2021 tregon një pabarazi të jashtëzakonshme (kryesisht për shkak të fuqisë socio-ekonomike të Tiranës):

 Tirana – 2.500 testime ditore

 Durrësi – 170 testime ditore

 Fieri – 153 testime ditore,

 Elbasani – 131 testime ditore,

 Vlora – 122 testime ditore,

 Shkodra – 120 testime ditore,

 Korça – 112 testime ditore,

 Lezha – 95 testime ditore,

 Gjirokastra – 89 testime ditore,

 Berati – 80 testime ditore,

Kukësi – 77 testime ditore,

 Dibra – 73 testime ditore.

 Po të shohim pozitivitetin e testimeve (TPP), pra sa testime dalin pozitive për çdo 100 testime, do të shohim se Tirana zë pikërisht vendin e fundit.

 Në detaj, nga më qarku më rëndë te qarku më lehtë:

 Fieri – 64.7%

 Vlora – 56.2%

 Elbasani – 49.0%

 Berati – 48.6%

 Lezha – 40.1%

 Korça – 39.8%

 Durrësi – 37.6%

 Shkodra – 33.8%

 Gjirokastra – 33.6%

 Dibra – 27.7%

 Kukësi – 22.2%

 Tirana 14.6% (e fundit dhe me diferencë të lartë)

Strategjia “test, test, test” ka qenë gjithnjë e trumbetuar nga OBSH-ja, por në Shqipëri kjo vazhdon nuk kryhet masivisht.

 Po ashtu, OBSH-ja rekomandon një pozitivitet të testimit <10% (idealisht <5%) dhe siç shihet asnjë qark nuk e plotëson këtë kriter, por Tirana është më afër.

 Sipas shprehjes “Kush kërkon, gjen!” patjetër Tirana mbizotëron në raste dhe në vdekshmëri “zyrtare”, por nëse shohim me kujdes:

 68.9% të testimeve totale “gllabërohen” (ose paguhen në privat) nga Tirana, por 43.5% e rasteve totale janë në Tiranë dhe, me logjikë 42.9% e vdekjeve totale kanë ndodhur në Tiranë.

 Ndërsa nga krahu tjetër, si shembull:

 Fieri ka:

 3.2% të testimeve, por 8.9% të rasteve, dhe 8.6% të vdekjeve.

 Elbasani ka: 3.0% të testimeve, por 6.4% të rasteve, dhe  10.0% të vdekjeve.

 Pra, e thënë shkurt: “Testimi, sa më masiv është, aq më shumë jetë shpëton.”

Për sa i përket ecurisë dhe efektit të masave, ato duket se nuk kanë dhënë ndonjë efekt të madh, duke qenë se frenimi i rasteve kishte filluar që në javën e parë të shkurtit, përpara fillimit të marrjes së masave.

Tags: COVID-19grafikeIlir Alimehmetiincidenceqarqe

TË LIDHURA

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht
Aktualitet

14-vjeçari Humb Jetën Pas Rënies nga Kati i 5-të në Yzberisht

21:03 | 07/06/2025
Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?
Aktualitet

Pak minuta para ndeshjes, ngrihet helikopteri rreth stadiumit, çfarë po ndodh?

20:46 | 07/06/2025
Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit
Aktualitet

Tiranë/ Adoleshenti 14-vjeçar bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:41 | 07/06/2025
Next Post
Nusreti në telashe, policia e heton për videon e publikuar në rrjetet sociale

Nusret ndodhet në Shqipëri, ja në cilin qytet po qëndron kuzhinieri i famshëm

Shpopullimi, Meta: Rinia kërkon arsim dhe vende të sigurta pune

Meta: Covid-19 u shfrytëzua për shkeljen e të drejtave të njeriut

Ushtria amerikane i dhuron Shqipërisë 29 automjete “Humvee” (Foto)

Ushtria amerikane i dhuron Shqipërisë 29 automjete “Humvee” (Foto)

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025




TË FUNDIT

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K
Sport

Barazimi në duelin Shqipëri-Serbi, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

by mirseda
23:06 | 07/06/2025
0

U luajtën ditën e sotme 2 duelet e vlefshëm për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit ku...

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

Laert Vasili pranon lidhjen me vajzën e showbizit!

22:38 | 07/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

Alarm në Mekë: 13 të vdekur nga vapa gjatë Haxhit!

22:08 | 07/06/2025
Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

Nenna pas eliminimit: Ja pse zgjodha Anduelin

21:45 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com