Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Lista Serbe hesht ndaj paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Lista Serbe hesht ndaj paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje

Lista Serbe refuzon të përgjigjet se si do të veprojë në raport me qeverinë e ardhshme, e cila pritet të krijohet nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kjo listë, e cila i ka fituar të gjithë dhjetë vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës të parapara për komunitetin serb, mund të jetë pjesë e qeverisë edhe pa qenë pjesë e koalicionit të ardhshëm qeverisës. Kjo gjë i garantohet me Kushtetutë, pasi në këtë rast, do të jetë subjekti i vetëm politik serb në Kuvendin e Kosovës.

Por, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë se nuk do të bëjë koalicion me këtë subjekt politik, por vetëm me disa deputetë të tjerë të komuniteteve joshumicë.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë me disa udhëheqës të Listës Serbe, por asnjëri nga ta nuk është përgjigjur.

A mund ta bllokojë Lista Serbe formimin e qeverisë?

Kushtetuta e Kosovës përcakton se zgjedhja e ministrave dhe zëvendësministrave të komuniteteve bëhet pas konsultimit me partitë që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në Kosovë.

“Nëse caktohen kandidatë jashtë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për këta ministra e zëvendësministra kërkohet miratimi formal i shumicës së deputetëve të kuvendit, të cilët u përkasin partive, koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, të cilët janë deklaruar se përfaqësojnë komunitetin në fjalë”, thuhet në nenin 96 të Kushtetutës së Kosovës.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe në rast se Lista Serbe refuzon të nominojë kandidatët për ministra në Qeverinë Kurti 2, ky subjekt nuk mund ta bllokojë procesin e formimit të qeverisë së re.

“Ata mund ta bllokojnë (Albin) Kurtin që të zgjedhë një emër tjetër nga radhët e komunitetit serb, që nuk është pjesë e Listës Serbe, por nuk mund ta bllokojnë procesin pasues, atë të votimit të qeverisë, e cila mund të zgjedhet nëse i merr 61 vota, pavarësisht se të cilit komunitet janë”, tha Kryeziu.

Sipas tij, Lista Serbe nuk ka zgjidhje tjetër pos që të emërojë kandidatët e saj.

“Kjo është e drejtë e tyre kushtetuese dhe duhet ta shfrytëzojnë. Për matematika të tjera e lojëra politike nuk jam i njoftuar, por krejt çka mund të bëjnë është që të lënë bosh dikasteret ministrore”, shtoi Kryeziu.

Por, ligjëruesi i Sociologjisë, Artan Muhaxhiri thotë se një qeveri mund të jetë kushtetuese, vetëm nëse përbëhet edhe nga komunitetet joshumicë. Ai e sheh problematike edhe fuqinë e Listës Serbe, pasi konsideron se ky subjekt ka arritur të “manipulojë edhe një pjesë tjetër të komuniteteve pakicë”.

“Fuqia politike dhe pushteti real i Listës Serbe është rritur shumë dhe është pak e besueshme që kjo Listë, e instrumentalizuar nga Beogradi, nuk do të tentojë që ta maksimalizojë pushtetin e saj”, tha Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

“Nëse Lista Serbe edhe zyrtarisht mban qëndrimin se nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Kurti, atëherë unë shoh probleme të mëdha kushtetuese për themelimin e Qeverisë së re të Kosovës. Duke i ditur edhe qëndrimet e zotit Kurti në raport me Listën Serbe, ka një antagonizëm ekstrem dhe është e pritshme që të ketë probleme të konsiderueshme në plotësimin e obligimit kushtetues, që është përfaqësimi politik i pakicës serbe në Qeverinë e Kosovës”, shtoi Muhaxhiri.

Përplasjet e mospajtimet ndër vite

Që prej se është krijuar në vitin 2013, Lista Serbe ka qenë pjesë e të gjitha koalicioneve qeverisëse, përjashtuar vetëm atë të qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Në seancën e 3 shkurtit 2020, ku ishte votuar kjo qeveri, para votimit të plotë të kuvendit për qeverinë e re, ishte bërë votimi i veçantë për ministrat serbë, të cilët kishin marr mbështetjen e të gjithë deputetëve të Listës Serbe. Ndërkaq, në votimin e përgjithshëm të kabinetit qeveritar, ky subjekt kishte abstenuar.

Historia e raporteve të acaruara ndërmjet LVV-së dhe Listës Serbe kishte nisur qysh me themelimin e kësaj të fundit. Drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje në vazhdimësi e kanë cilësuar atë si “dorë të zgjatur” të Beogradit dhe kanë bërë thirrje që të mos përfshihet në qeveri. Në vitin 2014, Lista Serbe kishte kushtëzuar pjesëmarrjen në qeveri, me mospërfshirjen e LVV-së në përpjekjen e partive të njohura si VLAN, për të formuar institucionet.

Bazuar në rregullat ligjore në fuqi, në qeveri duhet të ketë së paku një ministër nga komuniteti serb dhe një ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se 12 ministri, qeveria duhet të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë./REL/

Tags: kosovelevizja vetevendosjelista serbe

TË LIDHURA

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit
Rajoni

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

13:46 | 06/12/2025
Fermerët në protestë, mbi 6 mijë traktorë dhe dhjetëra rrugë të bllokuara në Greqi
Rajoni

Fermerët në protestë, mbi 6 mijë traktorë dhe dhjetëra rrugë të bllokuara në Greqi

10:56 | 05/12/2025
Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së
Rajoni

Gjykata serbe urdhëron një muaj paraburgim për veteranin e UÇK-së

14:57 | 04/12/2025
Next Post
Përfaqësuesi i partisë së Bamir Topit mbyll takimin me Bashën: Do konsultohem

Përfaqësuesi i partisë së Bamir Topit mbyll takimin me Bashën: Do konsultohem

Koalicioni opozitar, Ndoka arrin marrëveshjen me Bashën

Koalicioni opozitar, Ndoka arrin marrëveshjen me Bashën

Mediat e huaja: Në Ekuador, padronët e rinj të drogës flasin shqip

Mediat e huaja: Në Ekuador, padronët e rinj të drogës flasin shqip







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç
Bota

Masakër në Afrikën e Jugut/ 11 të vrarë, mes tyre një fëmijë 3 vjeç

by mirseda
22:05 | 06/12/2025
0

Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë 3-vjeçar, u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në...

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

21:51 | 06/12/2025
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Nder, sfidë dhe Përgjegjësi!

20:49 | 06/12/2025
Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

Tragjedi në Kretë/ Gjendet varka e fundosur, 18 emigrantë humbin jetën

20:28 | 06/12/2025
Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

Aksident në Qafën e Koshovicës në Fier, përplasen dy automjete, pamje nga vendngjarja

20:02 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com