Përfaqësuesi i partisë së Bamir Topit mbyll takimin me Bashën: Do konsultohem

Përfaqësuesi i Partisë Fryma e Re Demoratike, Sali Shehu ka përfunduar takimin me krtedemokratin Lulzim Basha në selinë e PSD.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai u shpreh se ende nuk ka firmosur pasi do konsultohet me kryesinë e partisë.

“Do shkoj ta konsultoj me kryesinë dhe pastaj të shohim. Por besoj do kemi lajme të mira. Kemi kërkuar përfaqësimin tonë për fitoren plebishitare”, tha Shehu.

Përfshirja e FRD-së në koalicionin me Partinë Demokratike ishte një surprizë ditën e sotme, pasi ish-presidenti ka qenë një kritik i vendimeve të Bashës.