Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pse Evropa po mbetet prapa me fushatën e vaksinimit

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Pse Evropa po mbetet prapa me fushatën e vaksinimit

Nga: Eyck freymann &Elettra Ardissino “Foreing Policy”

Pranvera në Bashkimin Evropian do të jetë e tmerrshme. Unioni po përballet me një mungesë të theksuar të vaksinave anti-Covid. Kjo do të bëjë që shtetet anëtare të rihapen me vonesë, dhe do të ndikojë jo pak negativisht në rimëkëmbjen e tyre ekonomike deri në verë.

Në vend se të merrte përgjegjësitë mbi vete për këtë, Brukseli u përpoq që ta largonte vëmendjen nga gabimet e tij duke shkaktuar një grindje publike me kompaninë farmaceutike AstraZeneca, duke imponuar kontrollin e eksportit mbi prodhuesit e vaksinave, dhe duke shkaktuar një krizë të vogël diplomatike me Britaninë e Madhe.

Por ndalimet e eksportit nuk janë zëvendësuese të një politike të arsyeshme të shëndetit publik. Në vend të kësaj qasje, Evropa duhet ta shfrytëzojë sa më mirë edhe një situatë të keqe. Ajo duhet të përqendrohet në vaksinimin e sa më shumë njerëzve që janë shumë të rrezikuar se të tjerët nga Covid-19, me dozat kufizuara që ka në dispozicion të vaksinave të Pfizer dhe Moderna-s.

Ajo duhet (por ndoshta nuk do të veprojë) të mbështesë në mënyrë kolektive vendet e saj anëtare më të prekshme. Dhe duhet të veprojë tani për t’u përballur me sfidën e kundërshtarëve të vaksinave, e cila nëse lihet e pakontrolluar mund të sabotojë të gjithë përpjekjen për rihapje.

Kur u rritën ndjeshëm rastet me Covid-19 në tetor 2020, shumica e vendeve anëtare të BE-së, pritën shumë gjatë para se të reagonin. Në nëntor, teksa njësitë e kujdesit intensiv nëpër spitale po i afroheshin me shpejtësi shterimit të kapaciteteve, ata rivendosën disa nga bllokimet më të rrepta në botë.

Që atëherë, rastet, shtrimet në spital dhe vdekjet kanë rënë ndjeshëm, por politika e kufizimeve të rrepta vazhdon. Varianti shumë ngjitës britanik i Covid-19 po përhapet gjerësisht në kontinent, prandaj qeveritë janë të kujdesshme për hapjen para se të vaksinohen popullatat e tyre me të rrezikuara.

Dhe kjo është një sfidë shumë e madhe, pasi BE ka shumë njerëz të rrezikuar nga pandemia. Jo vetëm që popullsia e bllokut është më e madhe se ajo e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar (446 milion njerëz në BE-së krahasuar me 395 milion njerëz në SHBA dhe Britani të marrë së bashku), por për Brukselin një problem shtesë është demografia.

Më shumë se 20 për qind e evropianëve janë më të moshuar se 65 vjeç krahasuar me vetëm 16 për qind në Shtetet e Bashkuara. Rajoni ka 105 milion njerëz shumë të rrezikuar nga pandemia, të cilët ne i përcaktojmë si punonjës të kujdesit shëndetësor plus ata që janë mbi 65 vjeç.

Vetëm për t’i vaksinuar plotësisht ata para se të rihapen ekonomitë, bllokut do t’i duhet të shpërndajë rreth 210 milion doza. Kjo pasi vaksinat e Pfizer dhe Moderna, kërkojnë 2 doza, për të qenë plotësisht efektive. Deri më tani, vendet anëtare të BE-së kanë shpërndarë vetëm 17 milion doza.

Ndërkohë për krahasim, Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë tashmë42 milion, ndërsa Britania 12 milion. Në fillim, për vonesën fajin e kishin entet rregullatore. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e shtyu deri më 21 dhjetor 2020 kohën e miratimit tëvaksinëssëPfizer,gati 3 javë më vonë se Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkohë EMA e miratoi vaksinës e Moderna vetëm në fillim të janarit, dhe atë të AstraZeneca në fund të janarit. Pasi vaksinat morën dritën jeshile, fushatat e vaksinimit në BE nuk patën një fillim të keq. Në javët e para, Gjermania, Italia dhe Spanja po ruanin të njëjtin ritëm me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Vetëm Franca mbeti prapa.

Por tani duket gjithnjë e më e vështirë që Evropa të mund të vazhdojë me të njëjtin ritëm.

Në fund të janarit, të 3 prodhuesit e vaksinave që janë miratuar në BE, njoftuan vonesat në dorëzimin e vaksinave të porositura. Pfizer tha se mund t’i kompensojë dërgesat e vonuara deri në fund të këtij muaji.

Por ndërkohë AstraZeneca do t’i japë BE-së vetëm 40 milion doza në total deri më 31 mars -ose gjysmën e shumës së premtuar në fillim. Tani, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen thotë se ajo pret që BE të marrë vetëm rreth 100 milion doza në tre muajt e parë të 2021-it.

Kjo situatë tregon se ka pasur diçka strukturalisht të gabuar në strategjinë e BE-së për blerjen e vaksinave. Brukseli donte që të fajësonte prodhuesit. Në fakt, fajtori kryesor është Komisioni Evropian. Ai nënshkroi disa kontrata, përfshirë marrëveshjet e përkohshme të blerjes, me 5 pesë prodhues të tjerë të vaksinave, përfshirë Novavax, CureVac, Johnson &Johnson dhe Sanofi/GlaxoSmithKline.

Por Johnson & Johnson bëri publike të dhënat e testeve të saj më 29 janar, dhe efikasiteti i vaksinës së saj është vetëm 66 për qind, shifra më e ulët e raportuar deri më tani nga një prodhues perëndimor, dhe kjo do të thotë që rregullatorët mund të mos e aprovojnë atë për t’u përdorur tek ata që janë më të rrezikuar.

Ndërkohë, shumica e furnizuesve të tjerë të mundshëm me vaksina, nuk janë afër miratimit të vaksinës së tyre. CureVac është ende në testet klinike. Sanofi/GSK është aq prapa, sa që ka rënë dakord të përshtatë një pjesë të njësive të saj të prodhimit për prodhimin e dozave shtesë të vaksinës Pfizer.

Por shpërndarja e dozave shtesë, nuk ka shumë të ngjarë të ndodhë të paktën deri në verë. Kjo do të thotë se programi i BE-së për shpërndarjen e vaksinave, ka të ngjarë të mos jetë aq i shpejtë sa në SHBA dhe Britani, dhe kjo gjë do të vonojë rihapjen e BE-së me të paktën 1 muaj në krahasim me të tjerët.

Sa më shumë që Evropa merr kohë për të rregulluar procesin e saj vaksinimit, aq më shumë do të shumë afishohen rreziqet negative. Nëse qeveritë heqin bllokimet e tyre para një vaksinimi në shkallë të gjerë, ka të ngjarë të kemi një valë e re rastesh, gjë që do ta bëjë më të lehtë rezistencën e varianteve të reja ndaj vaksinave anti-Covid.

Nëse turizmi ndërkombëtar nuk rimëkëmbet deri në verë, Italia, Spanja, Portugalia dhe Greqia, do të pësojnë një goditje tjetër ekonomike shkatërruese. Sipas standarteve të veta, Evropa tashmë ka miratuar një ndihmë ekonomike rekord. Por kjo është vetëm një pjesë e asaj që ka bërë tashmë SHBA-ja.

Zgjidhja e vetme për Evropën është të shtojë fondet e ndihmës në çdo front. Gjithashtu, BE duhet të shtojë investimet mbi testimin dhe renditjen gjenomike, për të gjurmuar llojet e reja të Covid-19 dhe për të ngadalësuar përhapjen e tyre, teksa duhet të ndërmarrë një fushatë kundër hezitimit ndaj vaksinave. Problemet e Evropës me Covid-19 janë pasojë e dështimit të saj, dhe faj i prodhuesve të vaksinave.

Burimi i lajmit: https://foreignpolicy.com/2021/02/08/europe-falling-behind-vaccines-covid/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: COVID-19evropavaksinimivonesë

TË LIDHURA

SHBA kërcënon Panamanë me anulim vizash për lidhje me Kinën
Bota

SHBA kërcënon Panamanë me anulim vizash për lidhje me Kinën

12:51 | 17/10/2025
Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…
Bota

Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…

09:17 | 17/10/2025
Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme
Bota

Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

09:12 | 17/10/2025
Next Post
Të futura në thasë dhe të vulosura, mbërrijnë në Kosovë votat e Diasporës

Të futura në thasë dhe të vulosura, mbërrijnë në Kosovë votat e Diasporës

Lajm i mirë për adhuruesit e kafesë, ja çfarë thotë studimi i fundit

Lajm i mirë për adhuruesit e kafesë, ja çfarë thotë studimi i fundit

‘Rama më sulmoi personalisht’/ Basha: Shqipëria humb shumë nëse ai nuk largohet

Basha: Kemi plane serioze për vendin, më 25 prill Rama do të humbasë







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Mandati i Bejtjas përfundon këtë vit/ Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj
Politikë

Mandati i Bejtjas përfundon këtë vit/ Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj

by mirseda
13:14 | 17/10/2025
0

Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese një ditë pasi ajo bëri interpretimin final për...

SHBA kërcënon Panamanë me anulim vizash për lidhje me Kinën

SHBA kërcënon Panamanë me anulim vizash për lidhje me Kinën

12:51 | 17/10/2025
“Seancën dje e prishët ju”, Boçi shpërthen ndaj mazhorancës

“Seancën dje e prishët ju”, Boçi shpërthen ndaj mazhorancës

12:49 | 17/10/2025
Aksident në Kukës–Morinë!Kamioni përmbyset vetëm pak metra nga kufiri me Kosovën, plagoset drejtuesi

Aksident në Kukës–Morinë!Kamioni përmbyset vetëm pak metra nga kufiri me Kosovën, plagoset drejtuesi

12:37 | 17/10/2025
Prizren,burrë ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur.

Prizren,burrë ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur.

12:18 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com