E enjte, 21 Tetor, 2021
21.5 C
Tirana

Lajm i mirë për adhuruesit e kafesë, ja çfarë thotë studimi i fundit

Informacioni dietik nga 3 studime të gjera rreth sëmundjeve të zemrës, sugjeron se pirja e 1 ose më shumë filxhanëve kafe, mund të zvogëlojë rrezikun e dështimit të funksionit të zemrës, sipas një studimit të botuar të martën në “Circulation:Heart Failure”.

Sëmundja e arterieve koronare, ataku në zemër dhe goditja në tru, janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes nga sëmundjet e zemrës në SHBA.

“Ndërsa pirja e duhanit, mosha dhe presioni i lartë i gjakut, janë ndër faktorët më të njohur të rrezikut të sëmundjes së zemrës, në lojë janë edhe e faktorët e panjohur të rrezikut për këto sëmundje”- thotë Dejvid Kao, autor i studimit, njëherazi asistent/profesor i kardiologjisë në Universitetin Mjekësisë në Kolorado.

“Rreziqet dhe përfitimet e pirjes së kafesë, kanë qenë tema me interes të vazhdueshëm shkencor, për shkak të popullaritetit dhe frekuencës së madhe të konsumit të saj në të gjithë botën”– thekson Linda Van Horn, profesore dhe shefe e Departamentit të Divizionit të Ushqimit të Mjekësisë Parandaluese në Universiteti Veriperëndimor në Çikago.

Kao dhe kolegët e tij ekzaminuar të dhënat e studimeve të mëpasshme. Çdo studim përfshinte një vëzhgim të paktën 10 vjeçar, dhe së bashku, studimet ofruan informacion mbi më shumë se 21.000 pjesëmarrës të rritur në SHBA.

Për të analizuar rezultatet e pirjes së kafesë me kafeinë, studiuesit e kategorizuan konsumin në 0 filxhanë në ditë, 1 filxhan, 2 filxhan dhe 3 filxhanë kafe në ditë. Analiza zbuloi se në të tria studimet, njerëzit që raportuan se pinin 1 ose më shumë filxhanë kafe me kafeinë, kishin një rrezik më të ulët lidhur dështimit të funksionit të zemrës.

Kështu në Studimin e Framingham, rreziku i dështimit të zemrës gjatë dekadave ra me 5-12 për çdo filxhan në ditë kafe, krahasuar me moskonsumimin e kafesë. Në Studimin e Rrezikut të Aterosklerozës në Komunitet, rreziku i dështimit të zemrës nuk ndryshonte midis 0-1 filxhan në ditë kafe.

Por ishte rreth 30 për qind më i ulët tek njerëzit që pinin të paktën 2 filxhanë në ditë. Pirja e kafesë pa kafeinë, dukej se kishte një efekt të kundërt në rrezikun e dështimit të zemrës, duke rritur ndjeshëm rrezikun e dështimit të zemrës në Studimin e Framingham.

Kur studiuesit e shqyrtuan më tej lidhjen, ata zbuluan se konsumi i kafeinës nga çdo burim, duket se shoqërohej me një rrezik në rënie të dështimit të zemrës, dhe kafeina ishte të paktën një pjesë e arsyes për përfitimin e dukshëm nga pirja e më shumë kafe.

“Lidhja midis kafeinës dhe zvogëlimit të rrezikut të dështimit të zemrës ishte befasuese. Kafeja dhe kafeina, cilësohen shpesh nga popullata në përgjithësi si “të dëmshme” për zemrën, pasi njerëzit e lidhin atë me palpitacionet, presionin e lartë të gjakut, etj.

Por marrëdhënia e qëndrueshme midis rritjes së konsumit të kafeinës, dhe zvogëlimit të rrezikut të dështimit të zemrës, e kthen në të kundërt atë supozim”- thotë Kao.

Gjithsesi ai shton se nuk ka ende prova të mjaftueshme, për të rekomanduar rritjen e konsumit të kafesë, me synim uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, me të njëjtën siguri si këshillat për ndalimin e pirjes së duhanit, rënien në peshë apo ushtrimet fizike.

Burimi i lajmit: https://medicalxpress.com/news/2021-02-coffee-lovers-decreased-heart-failure.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Talebanët ia presin kokën volejbollistes afgane

Militantët talebanë dyshohet se i prenë kokën një anëtareje të ekipit kombëtar afgan të volejbollit. Ky fakt i tmerrshëm është konfirmuar nga trajneri i...

Beteja e Berishës është e humbur? Soreca flet ‘pa doreza’

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, duke folur nga Korça, i është përgjigjur interesimit nga ana e gazetarëve nëse BE-ja do bashkëpunojë me...

“Ka të shkuar kriminale”, deputetja e PD-së fsheh ndryshimin e emrit të babait

Në KQZ është depozituar një ankesë për deputeten Elda Hoti, pasi pretendohet për fshehjen e emrit të të atit të saj. Kjo ankesë lidhet...

Super-operacioni i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar

Pas disa muajsh hetime dhe zbardhje përgjimesh, SHÇBA në bashkëpunim me Gjykatën e Tiranës kanë dhënë “urdhër-arrestin” për 4 efektivë policie në Tiranë, dhe...

Më në fund, Luli nisi të flasë…

Nga: Artur Ajazi Lulzim Basha, e ka thyer heshtjen, ka nisur të flasë. Ai e ka “prishur” qetësinë, dhe ka goditur drejt në shenjë, duke...