Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

“Dajë” Edi dhe “teze” Tirja

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Ahmet Zogu dhe heronjtë që vetëkrenohen

Nga: Agron Gjekmarkaj

Sigurisht që nuk e kemi harruar atë ditë të bekuar kur Kryeministri ynë na u shfaq në ushtrimin e një tjetër dhuntie njerëzore, pas shumë të tjerash që i kishte lëvruar po me kaq nam e zulme. E si mund t’i fshehim në çetele të kujtesës Landin, djalin e brishtë, dhe Dajën e tij rrabanak e hijerëndë, që nuk i duronte brekët se i cimbisnin hallatet në filmin “I love Tropoja”?!

Vetë Edi Rama e luante rolin e Dajës që vrân e kthjellë. Pas gjashtë vitesh asokohe në pushtet, subkoshienca i tha të shfaqej si daja, xhaja, baba i shqiptarëve. E bukur mirë, njerëzit në fillim të paktë e më pas më të shumtë filluan ta thërrasin dajë Edi, “shteti i Dajës”, “qeveria e Dajës”, “ministrat e Dajës”, “koncesionet e Dajës”, “kanabisi i Dajës”, “akademikët e Dajës” apo “mjekësia e Dajës” e tani së fundmi “Tirja e Dajës” e shumë të tjera asociacione. Edhe ne, për sintoni me tabanin popullor, për shkurt në shtjellat e shkrimit po e thërrasim Daja.

Në shtetin e Dajës po ndodhin shumë gjëra që të lënë pa frymë e mend. Sa mbyll një skandal me dy qese vaksina, i hapet një tjetër. Të gjitha bashkë zhvillohen në subjektin e dramës së madhe të pandemisë, e cila shkon për hesap të vet nga i do qejfi. Së fundmi, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku disa persona vranë veten, doli një personazh unik që hapi derën e një galerie me të ngjashëm, Tirja, sanitarja horror.

Vetëm në Shqipëri, së paku në Europë, në kohën e Kovidit mbizotëron frika për të shkuar në spital si vend pa kthim. Do të ishte abuzim i pafalshëm nëse i barazojmë të gjithë mjekët e infermierët me Tiren dhe shoqet e saj me logjikë të ftohtë kriminale e pa pikën e mëshirës njerëzore.

Por hetimet e Prokurorisë, me sa kemi parë në media, na lënë të kuptojmë se aty ka një fenomen, për të cilin ka vite që dëgjojmë, po tani na vërtetohet me zë e figurë. Aty disa pacientë vranë veten dhe jo pak, aty nga hetimet mbi Tiren shohim se të sëmurët lihen pa ngrënë e pa shërbim dhe zhvaten familjarët. Shpresojmë shumë të mos jetë mbizotërues ky fakt, se i bie të jemi në një stad shtazor të shoqërisë sonë.

Mes Dajës, simbolit të të fortëve në film e aktualitet dhe Tires, “tezes” së veseve më të ulëta, nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë. Por, në filozofi po. Gënjeshtra është e para. Mjekësia falas, pat thënë Dajë Edi, e ajo nuk ndodhi kurrë dhe Tirja nuk bën asgjë falas, madje nuk gënjen falas. Profesionistët dhe jo militantët na pat thënë në 2013 e 2017 dhe sot shëndeti publik kudo administrohet me militantë, madje edhe familjarisht burrë e grua, njëra politikat, tjetri administrimi.

Daja i mbledh shpesh mjekët në këto kohë pandemie dhe u mban fjalime në oborre, pas tij ia kthen ministresha Manastirliu një altoparlant perfekt propagande, e të dy bashkë u rrasin te këmbët një tas me lule, ndërsa koncesionet oligarkëve. Si është rekrutuar Tirja Tireshat dhe Tirushët e tjerë, është një histori tjetër, që meriton më vëmendje. Tirja sheh, lexon, dëgjon sesi administrohet paraja publike në shtetin e Dajës, si derri dhe dosa fshijnë lëmin, si njeriu pa virtyte dhunon ato të të tjerëve, si jepen tenderët dhe koncesionet, sa paguhet një km rrugë, si pasurohen pushtetarët me shtëpi, vila, dyqane, llogari bankare dhe ndihet e fyer, si qytetari në punë të vet nuk vlen asgjë.

Ajo mendon që nga formimi dhe karakteri deputetët dhe ministrat s’kanë asnjë epërsi as intelektuale e as etike dhe vendos të zërë kohen e humbur e të mos bjerë në depresion!! U mat kokën me pe pacientëve të sëmurë, ushtron atë “pushtet” që ka në mënyrën më çnjerëzore duke i poshtëruar e lënë pa bukë e nuk është vetëm.

Ajo njeh vetëm kulturën e fitimit dhe gënjeshtrës. Këto janë dy koncepte, që në shtetin e Dajës janë shndërruar në kult si kurrë më parë, se prezente kanë qenë gjithmonë. Dajë Edi dhe teze Tirja janë dy skajet e pushtetit sipas mundësisë dhe sferës. “Teze” Alldervishi dhe Dajë allishverishi kanë futur në mes dhe shtypin mjekët e sanitarët dinjitozë, e para me turp, i dyti me përdorim politik.

Ata duhet të na e tregojnë rrugën e lirisë së tyre, liri pa të cilën s’ka jetë cilësore në këtë vend. “Dajë” Edi dhe “teze” Tirja nuk bashkohem në formë, por në mendësi.

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Vendi në luftë me COVID-19, Basha bën lëvizjen strategjike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Lulzim Basha takohet me Fatmir Mediun në selinë e PD-së

Malaj: Masat e reja efekt negativ në ekonomi, të mos humbasim sezonin turistik

Malaj: Masat e reja efekt negativ në ekonomi, të mos humbasim sezonin turistik

Hemofilia, sëmundja e gjakut që ka rrënuar familjet mbretërore

Hemofilia, sëmundja e gjakut që ka rrënuar familjet mbretërore







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

E frikshme! 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes
Bota

E frikshme! 3-vjeçari gëlltit briskun e rrojes

by mirseda
19:26 | 18/03/2026
0

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Athinë, ku një fëmijë 3-vjeçar u dërgua me urgjencë në...

Terror në New York! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare në mes të rrugës

Terror në New York! Burri i maskuar sulmon me thikë një 29-vjeçare në mes të rrugës

19:16 | 18/03/2026
Vriten dy zyrtarë iranianë, qytetarët dalin në nderim në Teheran

Vriten dy zyrtarë iranianë, qytetarët dalin në nderim në Teheran

19:12 | 18/03/2026
Ukrainë–Spanjë: Marrëveshje për raketat dhe mbrojtjen ajrore

Ukrainë–Spanjë: Marrëveshje për raketat dhe mbrojtjen ajrore

19:09 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

Heqja e masave të BE/ Spiropali: Lajm i mirë, rruga u hap!

18:36 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com