Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim kreun e Republikanëve, Fatmir Mediun. Takimi po zhvillohet në ambientet e selisë së PD-së, dhe temë diskutimi mendohet të jetë arritja e një marrëveshjeje për koalicion midis dy partive për zgjedhjet e 25 prillit.
Mediu është i vetmi aleat me të cilin Basha nuk ka ende një marrëveshje, pasi kryetari i PR ka disa kërkesa më shumë se partitë e tjera aleate të PD.
Ai ka kërkuar të paktën 2 mandate të sigurta, ndërsa 3 apo 4 kandidatë të tjerë t’i ketë në zona të diskutueshme.
Ditën e sotme Basha arriti edhe marrëveshjen me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili do të kandidojë nën logon e PD.