Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ndarja nga jeta e Arben Fagut, kryeministri Rama: Nuk e besoj dot që s’është më

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Ndarja nga jeta e Arben Fagut, kryeministri Rama: Nuk e besoj dot që s’është më

Kryeministri Edi Rama ka shprehur një mesazhi ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës së basketbollit, Arben Fagu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se me ikjen e Fagut, është zbrazur mesi i fushës së kujtimeve të kohës kur ai stërviste dhe drejtonte skuadrën tonë nga stoli.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë thotë se Arben Fagu solli te Dinamo entuziazëm dhe dëshirë të madhe për ta përmbysur më në fund diktaturën e Partizanit.

Arben Fagu ndërroi jetë ditën e sotme për shkak të një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej vitesh.

Mesazhi i Ramës:

Me ikjen e Ben Fagut është zbrazur mesi i fushës së kujtimeve të kohës kur ai stërviste dhe drejtonte skuadrën tonë nga stoli, ku kishte zënë vendin e legjendarit të Dinamos e të Kombëtares kuqezi të basketbollit, profesorit Feti Borova.

Beni ishte vëllai i vogël i diktatorit kuqezi të parketit shqiptar, Gim Fagut, i cili e ktheu Partizanin në makinerinë shtypëse të kampionateve tona dhe magjepsi çdo kundërshtar e trainer të huaj, që vinte nga bota tjetër për t’u ndeshur me të kuqtë e Tiranës, në eliminatoret e kupës së kampionëve të Europës. Hija e Gimit ishte shtypëse për këdo që luante në kampionatin tonë të basketbollit, po sidomos për Benin, i cili ishte i dënuar të krahasohej gjithnjë me të vëllain e paarritshëm.

Një dëmtim në gju e shpëtoi në njëfarë mënyre nga presioni i atij krahasimi, duke e nxjerrë nga fusha e duke e çuar drejt stolit të trainerit, në anën tjetër të frontit të luftës me tiraninë e Partizanit, kur fronin e kishte trashëguar nga Gim Fagu, një uzurpator i të katër anëve të fushës, Gaz Çaçi!

Ben Fagu solli tek Dinamo të gjithë fuqinë e ambicies, vullnetit dhe ndershmërisë që i kishte bërë vëllezërit Fagu, djemtë e të mirënjohurit për lartësinë burrërore, Besim Fagu, shembëlltyra të dinjitetit e të respektit në bashkësinë sportive e sportdashëse të Shqipërisë. Beni solli në skuadër entuziazëm dhe dëshirë të madhe për ta përmbysur më në fund diktaturën e Partizanit – çka nuk arritëm ta realizonim edhe pse i shkuam shumë afër. Stërvitjet u bënë shumë intensive dhe marrëdhëniet në skuadër shumë të mira, falë edhe qasjes së Benit, që nxehej shpesh brenda perimetrit të fushës, po çelej e bëhej një shok i dashur sapo binte bilbili i përfundimit të stërvitjes.

Sot kujtoj me mallëngjim pikërisht të qeshurën e tij prej njeriu tejet të çiltër dhe nuk e besoj dot që Ben Fagu s’është më!

As e imagjinoj asfare hiç dot dhimbjen e Gimit e të krejt asaj familjeje të dinjitetshme e shumë të respektuar për mua, por duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera për mikun e trainerin tim të paharruar, lutem që prehja e tij të jetë e paqtë dhe kujtimi i tij qoftë gjithnjë i paharrueshëm!

Përqafime Ben dhe faleminderit për çka na dhe e dhe gjithmonë pa kursim për sportin e për shokët, duke mos kërkuar kurrë asgjë përveç respektit plotësisht të merituar!

TëPAHARRUESHËM

Tags: arben faguedi ramamesazhvdekje

TË LIDHURA

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

22:43 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur
Aktualitet

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali
Aktualitet

Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

21:24 | 31/10/2025
Next Post
Aeroporti i Vlorës dhe i Kukësit, Rama: Këto ditë shpallet fituesi

Aeroporti i Vlorës dhe i Kukësit, Rama: Këto ditë shpallet fituesi

“E tregove që je gjirokastrite”/ Rama batuta me mjeken, e pyet për rrogën

“E tregove që je gjirokastrite”/ Rama batuta me mjeken, e pyet për rrogën

Në makinë u gjet 5% e trupit/ Detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

by mirseda
22:43 | 31/10/2025
0

Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit. Viktor Agolli...

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com