Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Studimi: Ekonomia ishte në rënie që para tërmetit dhe pandemisë

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Studimi: Ekonomia ishte në rënie që para tërmetit dhe pandemisë

Ekonomia shqiptare ka shfaqur shenja rënieje para tërmetit dhe pandemisë, për të dyfishuar të ardhurat i duhen rreth 26 vite dhe është e paqëndrueshme e me varësi të theksuar nga eksporti i energjisë elektrike.

Këto janë gjetjet kryesore të një analize të kryer nga Akademia e Studimeve Politike. Ekspertë të ASP kanë analizuar rritjen ekonomike dhe taksat nga 2009 deri në 2019, ku bëjnë pjesë edhe dy regjime të ndryshme fiskale, ai i sheshtë prej 10 për qind dhe ai progresiv deri në 23 për qind.

Duke analizuar rritjen ekonomike, ASP thotë se cikli i biznesit ishte në kurs rënës para 26 nëntorit të 2019-ës, pavarësisht se në 2018-ën, rritja ekonomike prej rreth 4.1 për qind ishte më e larta në dhjetë vitet e fundit. Por, FMN vlerëson se kontributi i sektorit energjetik në rritjen ekonomike në vend për vitin 2018 ishte 1.8%.

“Po të zhveshim këtë efekt nga surplusi mbi trendin mesatar do të shohim se viti 2017 ishte viti me rritjen më të lartë pas 2013 dhe jo viti 2018. Për të kuptuar që trendi i reduktimit të rritjes kishte filluar para tërmetit të 26 Nëntorit mjafton të shihen të ardhurat e gjeneruara nga administrata tatimore për vitin 2019. Sipas të dhënave të MFE, të ardhurat nga TVSH, të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin e brendshëm ekonomik, rezultojnë me rënie të vazhdueshme. Edhe të ardhurat nga Taksat Kombëtare, të cilat gjithashtu janë të lidhura drejtpërdrejt me aktivitetin ekonomik, paraqiten me rënie të vazhdueshme për vitin 2019”, thuhet në dokumentin analitik të ASP.

ASP arrin në përfundimin se për dyfishimi i të ardhurave, që do të thotë dyfishim i Prodhimit të Brendshëm Bruto, në bazë të rritjes mesatare prej 2.68 për qind ekonomisë shqiptare i nevojiten 26 vite.

Nga analiza në fjalë mes dy periudhave, viteve 2009-2012 dhe 2015-2018 tregon se pozicionimi i taksave të ulëta dhe atyre të larta i ka shërbyer më shumë qëndrimit ndaj borxhit publik, sesa performancës ekonomike.

Gjallërimi i rritjes ekonomike në afatgjatë duhet të jetë prioritet i orientimit të reformave dhe politikave në tërësi drejt nxitjes së formave produktive dhe novatore të biznesit, rritjes së produktivitetit të faktorit punë dhe diversifikimit të ekonomisë”, rekomandon ASP.

Në lidhje me borxhin, në analizën e ASP në fund të 9-mujorit 2020, thuhet se ai arriti në 79.9 për qind të PBB-së, duke u rritur me 13.6 pikë përqindje në krahasim me dhjetorin 2019, sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Europian.

ASP thotë se barra e përjashtimeve tatimore me një kosto prej 5.57 për qind të PBB në buxhet është tepër e konsiderueshme dhe kërkon vëmendje të shtuar. Rekomandohet kushtëzimi me akt ligjor i analizave sasiore kosto-përfitime për çdo përjashtim tatimor dhe ndjekja e tyre në kohë. Rekomandohet gjithashtu vendosja e përkohshme e një progresiviteti në tatim-fitim dhe në të ardhurat jo nga puna deri kur ekonomia të ketë rikuperuar kostot e krizave.

Ndër gjetjet e pasqyruara në këtë dokument analizues është edhe se efekti i dy goditjeve të njëpasnjëshme tregon se jemi me rënie ekonomike për të katërtin tremujor radhazi, duke hyrë në recesionin më të thellë që prej vitit 1997.

Nga analiza e sektorëve të ekonomisë, rezulton se vetëm bujqësia (+1.8 për qind) dhe ndërtimi (+5.94 për qind) kanë pasur rritje në nëntëmujorin e 2020. Rënie të fortë kanë pësuar tregtia me shumicë/pakicë, aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 15 për qind./Gazeta Si/

Tags: ekonomia shqiptarepandemiatermeti

TË LIDHURA

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare
Politikë

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë
Aktualitet

Plasën fishekzjarret në Fier e Lushnje për rikthimin e Ballukut në detyrë

20:16 | 12/12/2025
Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë
Politikë

Tre gjyqtarë Kushtetues kundërshtojnë vendimet e GJKKO për Ballukun; Qeveria vazhdon të funksionojë

19:41 | 12/12/2025
Next Post
“Rama ka shkelur vijën e kuqe”/ Lubonja: Në protestën e sotme të kërkohet dorëheqja e Veliajt

“Trusti i betonit” dhe rinocerontizimi i ri

Indonezia nis mënyrën e re të testimeve për covid, rezultati del për 2 minuta

Indonezia nis mënyrën e re të testimeve për covid, rezultati del për 2 minuta

Zyrtarët amerikanë të heshtur për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran

Zyrtarët amerikanë të heshtur për gjendjen e të drejtave të njeriut në Iran







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes
Showbizz

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

by mirseda
22:56 | 12/12/2025
0

Në edicionin e sotem, afrimi mes Toneyt dhe Benitës zuri një hapësirë të rëndësishme në diskutimet e...

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

Bruksel, BE miraton ngrirjen e aseteve ruse për një kohë të pacaktuar

20:32 | 12/12/2025
Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

Aksident në Kosovë, humbin jetën dy gratë e njohura të biznesit nga Shqipëria

20:19 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com