Indonezia nis mënyrën e re të testimeve për covid, rezultati del për 2 minuta

Indoneza ka nisur një mënyrë të re për të dalluar të infektuarit me Covid nëpër stacione treni dhe metroje.

Falë një alkooli të quajtur GeNose për të gjithë personat që janë të infektuar me Covid do të dalë përgjigja për 2 minuta, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Ky lloj alkooli, është krijuar nga Universiteti i Gadjah Mada (UGM) dhe studiuesit që e kanë krijuar kanë thënë se alkooli ka 95% saktësi për të zbuluar praninë e Covid-19.

“Makineria me alkool është ngulitur me një kujtesë të rezultateve pozitive të provës së PCR. Në letër është premtuese dhe ka potencial, do të thoja. Por zbatimi nuk është relativisht i lehtë. Ky mjet mat frymën e hundës,dhe krahason atë me erën e frymëmarrjes së një personi që ka COVID,” tha studiuesi që kryeson studimin, Kuwat Triyana.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Indonezi janë regjistruar 1,111,671 persona me Covid, ndërsa 30,770 të tjerë kanë humbur jetën.