Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump emëron avokatë të rinj disa ditë para gjyqit në Senat

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Trump emëron avokatë të rinj disa ditë para gjyqit në Senat

Ish-Presidenti Donald Trump njoftoi të dielën një ekip të ri avokatësh të cilët do të udhëheqin mbrojtjen e tij në procesin e dytë gjyqësor në Senat që nis më 9 shkurt.

Ai pritet të përfaqësohet nga avokati David Schoen, i cili shfaqet shpesh në televizor si komentues ligjor dhe Bruce Castor, një ish-prokuror i qarkut të Pensilvanisë, i cili është përballur me kritika lidhur me vendimin e tij për të mos akuzuar aktorin Bill Cosby në një rast që lidhet me krime seksuale.

Në një deklaratë të lëshuar përmes zyrës së zotit Trump, të dy avokatët thanë të dielën se ndiheshin të nderuar që kishin marrë këtë detyrë.

“Fuqia e Kushtetutës sonë do të vihet në provë si kurrë më parë në historinë e vendit. Ajo është e fortë dhe elastike. Një dokument i shkruar që i ka rezistuar kohës e që do të triumfojë sërish e gjithmonë mbi njëashmërinë“, tha zoti Castor.

Dy avokatë të njohur të Karolinës së Jugut, Butch Bowers dhe Deborah Barbier, pritej të ishin avokatët kryesorë të zotit Trump. Por bashkëpunimi mes tyre mori fund për shkak të qasjeve të ndryshme lidhur me strategjinë ligjore për gjyqin, përfshirë këmbënguljen e zotit Trump mbi pretendimet për manipulim të zgjedhjeve, sipas raporteve mediatike që citonin persona në dijeni të çështjes.

Ish-Presidenti përballet me akuzën për “nxitje të akteve të dhunës” në lidhje me turmën që hyri me forcë në Kapitol më 6 janar.

Demokratëve u nevojiten dy të tretat e votave në Senat për të fajësuar zotin Trump. Kjo do të thotë se ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve që shërbejnë si prokurorë në gjyqin në Senat përballen me detyrën e vështirë për të bindur të paktën 17 republikanë që të votojnë për të fajësuar zotin Trump, duke e marrë të mirëqenë se i gjithë grupi demokrat do të votojë pro akuzës.

Disa republikanë e kanë kundërshtuar zhvillimin e gjyqit me argumentin se ai është antikushtetues pasi zoti Trump nuk është më president.

Zoti Trump është presidenti i parë amerikan ndaj të cilit ngrihen dy herë akuza për shkarkimin e tij. Një vit më parë Senati hodhi poshtë akuzat ndaj tij për abuzim me detyrën e për pengim të punës së Kongresit./VOA/

Tags: AvokateDonald TrumpgjyqiSHBA

TË LIDHURA

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Bota

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!
Bota

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit
Bota

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Next Post
Ina, Ina, mos i hiq br..kët

Gjithë kuajt që tërheqin karrocën drejt pushtetit

Mjeku infeksionist: Në Shqipëri ka raste me variantin e ri të Covid-19

Mjeku infeksionist: Në Shqipëri ka raste me variantin e ri të Covid-19

Toka fut në sherr familjen, vriten 18 anëtarë të saj

Toka fut në sherr familjen, vriten 18 anëtarë të saj







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën
Aktualitet

Zjarr në një pallat në qendër të Tiranës, tymi mbulon zonën

by mirseda
17:22 | 05/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallati në qendër të Tiranës, pasditen e kësaj të diele. Mësohet...

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

U kap me 7 kg kokainë në çantën e shpinës/ Arrestohet në Itali 40-vjeçari shqiptar

17:03 | 05/04/2026
Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

Gjendet i pajetë në banesë 67-vjeçari në Korçë, çfarë dyshohet

17:01 | 05/04/2026
Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

23:18 | 04/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com