E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Mjeku infeksionist: Në Shqipëri ka raste me variantin e ri të Covid-19

Mjeku infeksionit, Genc Stroni është shprehur i bindur se në Shqipëri ka raste me variantin e ri të Covid, por ende nuk është zbuluar zyrtarisht.

Në një intervistë për emisionin “Rudina” në Tv Klan, Stroni tha ardhja e variantit të ri nuk mund të shmanget pasi kontaktet e Shqipërisë me vendet që kanë raste të këtij varianti janë të shumta.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë rast me mutacionin e ri të Covid, nuk është kapur ndonjë i tillë. Unë jam i bindur edhe tek është. Nuk ka mundësi që ne kemi shpëtuar, kur kemi pasur kontakte me vendet që kanë raste të këtij mutacioni. Mendoj se ende nuk është kapur një rast i tillë”, tha mjeku Stroni.

Po ashtu mjeku ka folur dhe për rritjen e rasteve të Covid në javët e fundit, dhe si shkak për shtimin e rasteve ai fajëson neglizhencën e zbatimit të masave.

“Mbase dhe njerëzit janë lodhur me masat mbrojtëse, u bë një punë emirë para vitit të ri, pasi njerëzit mbanin maskat. Por tani shikoj se njerëzit nuk po kujdesen si më para dhe duan t’i kthehen normalitetit. Kjo gjë ka ndikuar dhe në rritjen e numrave në këto përmasa, pasi s’ka arsye tjetër për këtë rritje”, shtoi Stroni.

Mjeku infeksionit për fundin e pandemisë tha se do të jetë shumë i vonë, por sipas tij ekziston dhe skenari që të bashkëjetojmë me Covid njësoj si me gripin.

“Unë them se do bashkëjetojmë me këtë sëmundje siç po bashkëjetojmë dhe me gripin. Mundet që përqindja e të sëmurëve të jetë e pallogaritshme dhe të jetë fundi i pandemisë”, tha Stroni.

Lexo edhe :   Basha-qytetarëve: Ruani faturat e kurimit të Covid, do t'jua rimbursojmë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...