Eksperti pranë Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi ka deklaruar se sipas disa informacioneve që posedon, vaksinat e Pfizer kanë ardhur kontrabandë nga Gjermania.
I ftuar në emisionin ‘Spotlight’ nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Koduzi tha se vaksinat nuk janë siguruar pas një komunikimi shtet me shtet, por në mënyrë kontrabandë.
Koduzi shtoi më tej se nisja e vaksinimit të hënën e 11 Janarit ishte një strategji e kryeministrit për të shuar indinjatën pas darkës që bëri bujë në Dubai.
“Nuk ka ardhur shtet më shtet. Nuk e ka sjellë shteti gjerman për shtetin shqiptar. Këtë informacionin unë. Kaq! Kanë ardhur nga Gjermania, por nuk i ka sjellë shteti gjerman. Personat që ma kanë thënë janë të besuar, në Shqipëri, që kanë informacion,
Unë nuk besoj që z.Rama ta humbiste këtë rast për të bërë shoë. Erdhën menjëherë dhe unë mendoj që erdhën për të thyer atë indinjatë që kishte shpërthyer në rrjetet sociale pas asaj darke luksoze që bënë qeveritarët shqiptarë në Dubai, kur Shqipëria është nën ujë, kur qytetarët po i humbasin shtëpitë, po rrezikojnë jetët e tyre. Kryeministri Rama si mjeshtër i PR, i gjeti ku i gjeti, i nxori. Nuk u lajmërua. Dhe vaksinat janë produkt farmaceutik dhe nuk shkojnë të blihen në supermarket, pra është planifikuar minimum disa ditë para. Do merrej leje importi. Nuk hyjnë dot kështu në Shqipëri, vaksinat. Pra, dhe Ministria e Shëndetësisë e ka pasur këtë informacion”, deklaroi ai.