E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

Pas Tiranës, zbulohet qyteti i dytë ku do nisë vaksinimi në Shqipëri

Të shtunën nis vaksinimi anti-covid në qytetin e Vlorës. Burime nga bluzat e bardha në Vlorë thonë se po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambient, është ai i palestrës së basketbollit.

Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, ende nuk dihet numri i dozave që do mbërrijnë në Vlorë. Një tjetër qytet ku pritet të nisë vaksinimi pas Tiranës është edhe Shkodra, duke e bërë kështu që të shmanget përqendrimi shumë i madh në kryeqytet.

Vaskinimi nisi ditën e djeshme në kryeqytet me 60 dozat e para nga Pfizer. E para që u vaksinua ishte drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo dhe pas saj, kryeministri Edi Rama. Deri më tani, Shqipëria ka siguruar 975 dozat e para të vaksinës.

Më herët, kryeministri Rama është shprehur se vendi ka siguruar 500 mijë doza të vaksinës nga kompania Pfizer, dhe se të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.

Vaksina do të jetë falas por jo e detyrueshme. Që nga fillimi i pandemisë, Shqipëria regjistron 63,971 të infektuar dhe 1247 viktima.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...

Milani kthen Ibrën në kombëtare, 39-vjeçari debuton në ndeshjen me Kosovën

Viti fantastik te Milani dhe fakti që është lideri i ecurisë së pabesueshme të kuqezinjve, ka bërë që Zlatan Ibrahimoviç të kthehet në Kombëtaren...