Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Diplomatët amerikanë kërkojnë largimin e Trump për shkak të sulmit në Kapitol

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Diplomatët amerikanë kërkojnë largimin e Trump për shkak të sulmit në Kapitol

Në një lëvizje tepër të pazakontë, diplomatët amerikanë kanë hartuar dy kabllograme me të cilat dënojnë nxitjen e sulmit vdekjeprurës ndaj Kapitolit nga presidenti Donald Trump, dhe bëjnë thirrje që zyrtarët e administratës të mbështesin aktivizimin e amendamentit të 25-të, për ta hequr atë nga detyra.

Duke përdorur atë që njihet si “kanali i mospajtimeve” të Departamentit të Shtetit, pjesëtarët e shërbimit të jashtëm thanë se druajnë që zhvillimet e së mërkurës së kaluar mund të dëmtojnë keq besueshmërinë e Shteteve të Bashkuara për të promovuar dhe mbrojtur vlerat demokratike jashtë vendit.

“Dështimi për ta mbajtur përgjegjës presidentin, do të dëmtonte më tej demokracinë tonë dhe aftësinë tonë për të përmbushur në mënyrë efektive qëllimet tona të politikës së jashtme,” thuhet në njërin nga kabllogramet që u shpërndanë midis diplomatëve në fund të javës së kaluar dhe më pas u dërguan në udhëheqjen e Departamentit të Shtetit.

Kabllogramet janë një protestë e jashtëzakonshme kundër një presidenti në detyrë nga diplomatët amerikanë, të cilët janë ankuar prej kohësh që administrata Trump e ka injoruar dhe zhvleftësuar rolin dhe ekspertizën e tyre. “Kanali i mospajtimeve”, zakonisht përdoret për të kundërshtuar vendime të caktuara të politikës së jashtme. Dy kabllogramet e fundit duket të jenë të pashembullt në fushëveprimin e tyre dhe cilësimin e presidentit si një rrezik për vendin.

Kabllogramet gjithashtu pasqyrojnë zemërimin me përgjigjen ndaj trazirave nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo, një aleat besnik i presidentit Trump.

Sekretari Pompeo e ka dënuar dhunën në Kapitol, por nuk e përmendi në mënyrë të qartë rolin që luajti presidenti Trump në nxitjen e mbështetësve të tij që sulmuan ndërtesën. Sekretari Pompeo nuk ka trajtuar pasojat dhe as nuk e ka pranuar që diplomatët amerikanë jashtë shtetit tani mund të përballen me vështirësi të reja në promovimin e demokracisë.

Nuk është e qartë se sa diplomatë i kanë nënshkruar kabllogramet, të cilat janë parë nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar kabllogramet.

“Është thelbësore që Departamenti i Shtetit të denoncojë qartë rolin e presidentit Trump në këtë sulm të dhunshëm ndaj qeverisë amerikane”, thuhet në kabllogramin e parë, në të cilin theksohet se komentet e vet presidentit nuk duhet të përdoren “pasi ai nuk është zë i besueshëm për këtë çështje”.

“Ashtu siç denoncojmë në mënyrë të vazhdueshme udhëheqësit e huaj që përdorin dhunën dhe frikësimin për të ndërhyrë në proceset paqësore demokratike dhe për të shkelur vullnetin e votuesve të tyre, deklaratat publike të departamentit në lidhje me këtë episod duhet gjithashtu të përmendin presidentin Trump me emër. Është kritike që ne t’i komunikojmë botës se në sistemin tonë, askush – madje as presidenti – nuk është mbi ligjin ose i mbrojtur nga kritikat publike”.

“Ky do të ishte një hap i parë drejt riparimit të dëmtimit të besueshmërisë sonë ndërkombëtare”, thuhet në kabllogram. “Kjo do të lejojë fanarin e demokracisë të shkëlqejë, pavarësisht nga ky episod i errët. Ai gjithashtu do të dërgojë një mesazh të fortë për miqtë dhe kundërshtarët tanë se Departamenti i Shtetit zbaton një frymë të integritetit dhe standardeve objektive kur dënon sulmet ndaj demokracisë në shtëpi ose jashtë vendit”.

Kabllogrami i dytë shkon më tej, duke kërkuar që sekretari Pompeo të njohë shprehimisht zgjedhjen e presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe të dënojë veprimet e presidentit Trump. Në të thuhet gjithashtu që sekretari Pompeo duhet të mbështesë çdo përpjekje nga nënpresidenti Mike Pence dhe anëtarët e tjerë të Kabinetit për të aktivizuar amendamentin e 25-të për të hequr presidentin Trump nga detyra./VOA/

Tags: capitoldhuneDonald TrumpSHBA

TË LIDHURA

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

22:50 | 28/03/2026
Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve
Bota

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit
Bota

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Next Post
”E quajti shalqi me provë”, Basha i përgjigjet Ramës

Basha: Ekonomia po rrënohet, Rama dhe ministrat kanë trefishuar pasurinë e tyre

Testi i pasurisë ngel 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama”

Testi i pasurisë ngel 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama”

“Mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me forcë ose manipulim”, kryeministri grek-Turqisë: Tërhiq anijet, ose do të izolojmë

Takim me turqit në Tiranë? Mitsotakis: Datën e negociatave e cakton KE-ja







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com