Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pse po rrëzohen kaq shpesh aeroplanët në Indonezi

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Pse po rrëzohen kaq shpesh aeroplanët në Indonezi

Rrëzimi i një aeroplani në Indonezi të shtunën menjëherë pas ngritjes nga kryeqyteti i vendit Xhakarta, në bordin e së cilit ishin 62 persona, ka vënë edhe një herë në qendër të vëmendjes sigurinë e industrisë së aviacionit të këtij shteti.

Autoritetet indoneziane tashmë kanë njoftuar se kanë gjetur vendin ku besojnë se u rrëzua një aeroplan pasagjerësh Boeing 737, i cili u zhduk nga radari katër minuta pas fillimit të udhëtimit të tij për në Pontianak, në provincën perëndimore Kalimantan.

Indonezia lokalizon kutitë e zeza të aeroplanit të rrëzuar

Indonezia është shtet në Azi ku ndodhin më së shumti aksidente ajrore të avionëve të pasagjerëve që nga viti 1945, raporton AP. Në të kaluarën, aksidentet ajrore i janë atribuuar trajnimit të dobët të pilotëve, problemeve mekanike, probleme që lidhen me kontrollin e trafikut ajror apo mirëmbajtjes së dobët të aeroplanëve.

Edhe pse ekspertët thonë se ka pasur shumë përmirësime në vitet e fundit, aksidenti i fundit ka vënë në dyshim progresin e vërtetë të mbikëqyrjes dhe rregullimit të aviacionit në Indonezi.

Pse ka pasur Indonezia shumë aksidente me aeroplanë?

Kjo është për shkak të një kombinimi të faktorëve ekonomikë, socialë dhe gjeografikë. Në vitet e para kur industria e aviacionit në Indonezi mori hov, pak kohë pas rënies nga pushteti i presidentit Suhatro në fund të viteve të 90-ta, u hap ekonomia, pas dekadash në diktaturë dhe në këtë kohë kishte pak rregullativa dhe pak mbikëqyrje të industrisë së aviacionit. Suhatro ishte presidenti i dytë i Indonezisë, i cili kishte udhëhequr me vendin për 31 vjet, nga viti 1967 e deri kur dha dorëheqje më 1998.

Transportuesit ajrorë me kosto të ulët vërshuan tregun, duke bërë fluturimin një mënyrë të zakonshme të transportit nëpër këtë arkipelag, i cili ka shumë zona ku ende nuk ka infrastrukturë efikase ose të sigurt.

Sipas të dhënave nga Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit, Indonezia ka pasur 104 aksidente të avionëve civilë, me mbi 1.300 viktima që nga viti 1945, duke e renditur atë si vendin më të rrezikshëm për të fluturuar në Azi.

Aeroplani me pasagjerë rrëzohet në det pas nisjes nga Xhakarta

Shtetet e Bashkuara ndaluan transportuesit indonezianë që të operojnë në vend nga viti 2007 deri më 2016 sepse ata ishin “kishin mangësi në një ose më shumë fusha, siç janë ekspertiza teknike, personeli i trajnuar, mbajtja e regjistrave ose procedurat e inspektimit”. Bashkimi Evropian kishte një ndalim të ngjashëm nga viti 2007 deri më 2018.

A janë përmirësuar gjërat?

Po.

“Angazhimi me industrinë është përmirësuar ndjeshëm dhe mbikëqyrja është bërë më rigoroze”, tha për AP, eksperti i aviacionit dhe kryeredaktori i AirlineRatings.com, Geoffrey Thomas.

Kjo përfshin inspektime më të shpeshta, rregullativa më të forta të pajisjeve dhe procedurave të mirëmbajtjes dhe trajnim më të mirë të pilotëve, tha ai.

Administrata Federale e Aviacionit e Shteteve të Bashkuara i dha Indonezisë një vlerësim të Kategorisë 1 më 2016, që do të thotë se ky shtet ishte në përputhje me standardet e sigurisë së Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil.

Pse ndodhi aksidenti i fundit ajror?

Është herët që të dihet se pse ndodhi rrëzimi i avionit. Ekspertët thanë se mund të jenë disa arsye, duke përfshirë gabimin njerëzor, gjendjen e avionit dhe motin e dobët në Xhakarta, nga ku u nis avioni.

Peshkatarët në afërsi të vendit ku u rrëzua ky avion me pasagjerë thanë se kanë dëgjuar një shpërthim dhe më pas kanë parë mbetje (të avionit) dhe karburant afër varkave të tyre. Por, shiu i madh iu pamundësoi të shihnin më tepër.

Sriwijaya Air ka pasur vetëm incidente të vogla në të kaluarën, megjithëse është raportuar se një fermer u vra më 2008 kur një nga avionët e kësaj kompanie doli nga pista derisa po aterronte, për shkak të një problemi hidraulik.

Drejtori i kësaj kompanie ajrore, Jefferson Irwin Jauwena, tha se aeroplani që u rrëzua, i cili ishte i prodhuar para 26 vjetësh dhe ishte përdorur më parë nga linjat ajrore në Shtetet e Bashkuara, ishte i sigurt për fluturim. Ai u tha gazetarëve se avioni kishte fluturuar më parë në të njëjtën ditë.

Por, ekspertët thanë se është e nevojshme të bëhet një hetim për të përcaktuar nëse avioni ishte në të vërtetë i sigurt për të fluturuar.

Kur do të dimë më shumë?

Zyrtarët thanë se ata gjetën të dielën vendin ku u rrëzua avioni dhe kutitë e zeza. Autoritetet aktualisht po punojnë për të tërhequr nga deti regjistruesin e të dhënave të fluturimit dhe regjistruesin e zërit të kabinës së pilotit. Materialet e nxjerra nga uji, përfshirë kutitë e zeza, mund të japin një pasqyrë të asaj që ndodhi.

Por, hetimi mund të zgjasë me javë, me gjasë muaj, tha këshilltari indonezian i aviacionit, Gerry Soejatman.

Indonezia pritet të drejtojë hetimin dhe vëzhguesit ndërkombëtarë janë të mirëpritur që të kontribuojnë. Brenda një muaji pritet një raport i përkohshëm nga Komiteti Kombëtar i Sigurisë së Transportit të Indonezisë, tha Soejatman.

“Analiza do të fillojë me atë raport”, tha ai. /evropaelire

Tags: avionëIndonezikutite e zezapilot

TË LIDHURA

Breshëri sulmesh me raketa nga Irani në Tel Aviv, pesë goditje në vetëm 20 minuta
Bota

Breshëri sulmesh me raketa nga Irani në Tel Aviv, pesë goditje në vetëm 20 minuta

18:11 | 01/04/2026
Rihapja e Hormuzit, Britania mbledh 35 vende në samit online
Bota

Rihapja e Hormuzit, Britania mbledh 35 vende në samit online

17:34 | 01/04/2026
Irani sfidon Bullgarinë/ Rriten tensionet për Hormuzin
Bota

Irani sfidon Bullgarinë/ Rriten tensionet për Hormuzin

16:31 | 01/04/2026
Next Post
Vuan nga skolioza, 2-vjeçarit i rrezikohet jeta (VIDEO)

Vuan nga skolioza, 2-vjeçarit i rrezikohet jeta (VIDEO)

Teknologji shqiptare: Urë pa hekur, dhe e ka fajin përroi pastaj

Teknologji shqiptare: Urë pa hekur, dhe e ka fajin përroi pastaj

Kush ishte Baba Vanga, “Nostradamusi” i Ballkanit (VIDEO)

Kush ishte Baba Vanga, “Nostradamusi” i Ballkanit (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

Breshëri sulmesh me raketa nga Irani në Tel Aviv, pesë goditje në vetëm 20 minuta
Bota

Breshëri sulmesh me raketa nga Irani në Tel Aviv, pesë goditje në vetëm 20 minuta

by mirseda
18:11 | 01/04/2026
0

Tel Avivi u godit nga një valë sulmesh me raketa nga Irani, ndërsa tensionet në Lindjen e...

Ende asnjë marrëveshje për presidentin e Kosovës, partitë larg një emri të përbashkët

Ende asnjë marrëveshje për presidentin e Kosovës, partitë larg një emri të përbashkët

18:04 | 01/04/2026
Sadushi: Gjykatat në rolin e tyre garantojnë ekuilibrin institucional

Sadushi: Gjykatat në rolin e tyre garantojnë ekuilibrin institucional

17:53 | 01/04/2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

17:48 | 01/04/2026
Rihapja e Hormuzit, Britania mbledh 35 vende në samit online

Rihapja e Hormuzit, Britania mbledh 35 vende në samit online

17:34 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com