Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, pasi është gjetur i vrarë një politikan në zonën e Bergamos.
Mediat italiane shkruajnë se Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi. 68-vjeçari ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite.
Sipas hetuesve autorët e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, duke bërë që politikani të ndërrojë jetë menjëherë. Viktima u gjet nga djali i tij, ndërsa kishte dëmtime të mëdha në kokë.
Policia po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa ende nuk është rënë në gjurmët e autorit. Deri më tanim policia nuk ka një motiv konkret, nëse bëhet fjalë për çështje që lidhen me detyrën në politikë apo tentativë vjedhje.