Transplanti i kornesë së syrit për Fadil Allaraj, efektivin e plagosur në protestën e para pak ditëve për vrasjen e Klodian Rashës, ka shkuar me sukses. Ky fakt është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri policin, bashkë me familjen e tij.
Gjatë një bashkëbisedimi me ta, mësohet se operacioni në një spital ushtarak në Turqi zgjati 6 orë, ndërsa mjekët e cilësuan si sukses.
Rama tha se efektivi nuk do ishte në këtë gjendje tani nëse nuk do ishte shpëtuar fillimisht nga mjekët tanë. Këtu më tej ka thënë se mjekët tanë paragjykohen, ndërsa shton se operacioni nuk mund të bëhet në çdo spital.
”Atë natë që u takova isha i sigurt. Spitali jonë faktikisht ka bërë fazën e parë që ishte shpëtimi i syrit. Pastaj kjo ndërhyrje është bërë në spitalin ushtarak. Edhe Turqia ka mjaft spitale por edhe atje i marrin nga vende të tjera për ndërhyrje ekstreme. Edhe mjekët kishin shqetësimin që të mos kishte rrezik transporti. E ka ndjek ministrja hap pas hapi. Nëse s’do ishte bërë faza e parë me kaq profesionalizëm do ishte e pamundur të shpëtohej. Ata thonë se kemi arrit sukses, dhe ka shkuar mirën operacioni, por do të shihet. E kemi mbrojt dritën e syve.
Për faq të keq mjekët tanë paragjykohen shumë padrejtësisht. Ndërhyrja smund të bëhet në çdo spital por te të specializuarat. Ajo që ka rëndësi është se ndërhyrja ka dalë me sukses. The se jemi munduar në fakt mundimin më të madh e ka pas ky. Ne e kemi për detyrë dhe falë miqve ia kemi dalë me sukses. Kënaqësinë më të madhe e kam pasur të takoj nënën dhe babën sepse ti se ke idenë se si ishin sot. Ishin vërtet në gjendje të tmerrshme”, tha Rama.