Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Si e transformon kripa ushqimin, dhe si ndikon ajo tek trupat tanë

5 vjet ago
in Kryesore, Stil, Të Gjitha
Si e transformon kripa ushqimin, dhe si ndikon ajo tek trupat tanë

Njerëzit ndërmarrin veprimet më ekstreme për ta mbledhur kripën. Ne e gërmojmë atë nga depozitat nëntokësore, ose presim me durim avullimin e pellgjeve me ujin e detit. Dëshira jonë e madhe për kripën, ka të ngjarë të burojë kryesisht nga nevojat biologjike.

“Ne kemi një reagim hedonistik shumë të fortë, ndaj përqendrimeve të natriumit në trupin tonë, të cilat janë fiziologjikisht të rëndësishme për ne nga një perspektivë evolucionare”-thotë Rasëll Kist, shkencëtar i ushqimit në Universitetin Dikin në Australi.

Natriumi, që përbën gjysmën e secilës molekulë të kripës së tryezës, garanton funksionimin si duhet të nervave dhe fibrave muskulore të trupit tonë. Njerëzit e hershëm e hasnin kripën shumë rrallë, dhe kjo sipas Kist mund të shpjegojë arsyen se përse na pëlqen kaq shumë shija e saj.

Përveçse është e nevojshme për funksionimin e trupave tanë, kripa përmirëson mënyrën e shijimit të ushqimeve. Kur përzihet në një pjatë me gjellë, kripa e zbut hidhësinë apo rrit ëmbëlsinë e përbërësve të tjerë. Kjo do të thotë që kripa mund të ndikojë direkt në 3 nga 5 shijet që zbulon goja jonë:e ëmbël, e hidhur, e kripur, e thartë dhe umami, kjo e fundit një lloj shijeje e veçantë, që gjendet nga pak në shumë ushqime.

Sesi kripa e përsërit shijen e një ushqimi, kjo gjë nuk është ende e qartë, shprehet Kist. Me sa duket, ndryshimi ndodh në nivelin neurologjik, teksa sythat e shijes zbulojnë të gjitha përbërjet në secilën kafshatë që hamë dhe bashkë më të aktivizojnë sinjalet e perceptimit në trurin tonë.

Edhe më mbresëlënës është fakti se kripa mund t’i diktojë këto ndryshime të shijeve të ushqimit, edhe pa u zbuluar si një aromë e dallueshme. Për shembull, në eksperimentet ku pjesëmarrësit provonin një sërë supash, vaji vegjetal nuk dallohej si shije.

Por kur supa është e kripur, konsumatorët e perceptojnë dhe e shijojnë aromën e ndryshuar, por nuk mund të identifikojnë dot se çfarë është ajo që e shkakton këtë ndryshim. Pragu në të cilin nivelet e kripës bëhen të dukshme (dhe jo tërheqëse), është i ndryshëm për secilin ushqim.

Kjo shpjegon arsyen pse përmbajtja e natriumit, rritet shumë në disa produkte. Për shembull ushqimet me bazë drithërash, përmbajnë nivele të larta kripe, pa e prishur shijen e ushqimit. Në SHBA dhe Britaninë e Madhe, bukët, drithërat, biskotat dhe ëmbëlsirat, përbëjnë rreth 30 deri në 50 për qind të gjithë natriumit që konsumon çdo ditë një person.

Për këto ushqime, nivelet e larta të kripës kanë më pak të bëjnë me aromën, dhe më shumë me qëndrueshmërinë e produktit, thotë Majkëll Nikerson, shkencëtar i ushqimit në Universitetin Saskatçuan. Bukët – të cilat janë në thelb miell, ujë, maja dhe kripë – arrijnë një shije të qëndrueshme falë këtij përbërësi të fundit.

Ndërsa majaja çliron dioksid karboni në brumë, kripa rregullon sesa gaz të prodhojë çdo bakter, duke u siguruar që xhepat e ajrit që krijohen në produktin përfundimtar, të mos janë shumë të mëdha. Që buka të fryhet, duhet që proteinat e glutenit në grurë të organizohen në një rrjet që zgjerohet për shkak të gazit që krijon majaja.

Edhe këtu përfshihet roli që luan kripa. Ky mineral maskon disa prej ngarkesave pozitive dhe negative në secilën proteinë të glutenit, duke ndihmuar në bashkimin e fijeve dhe ndërtimin e rrjeteve më të forta. Ndërkohë, pavarësisht dobisë dhe shijes së kripës, shumë natrium në dietë mund të rrisë presionin e gjakut, gjë që nga ana tjetër rrit rreziqet e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Edhe zvogëlimi më i vogël i sasisë së kripës tek ushqimet e prodhuara në treg, nuk kalon pa u vënë re. Për shembull, klientët mendojnë se supat me “natrium të reduktuar”, kanë një shije më të keqe.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/health/how-salt-transforms-our-food-and-impacts-our-bodies

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar
Aktualitet

Aksident në aksin Thumanë- Fushë Krujë, makinat bëhen copash, një person i lënduar

22:32 | 25/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.
Kryesore

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura
Ekonomi

RRITJA E PAGAVE FORCON BUXHETIN/ Më shumë deklarime dhe paga më të larta, më shumë të ardhura

22:10 | 25/12/2025
Next Post
Pas lëkundjeve sizmike, shpërthen vullkani Kilauea në Hawaii (Video)

Pas lëkundjeve sizmike, shpërthen vullkani Kilauea në Hawaii (Video)

Mbappe ”sakrifikohet”, zbulohet plani faraonik i PSG

Mbappe ''sakrifikohet'', zbulohet plani faraonik i PSG

U shkarkua nga detyra, vjen reagimi i Fatmira Hajdarit

Raporti: Fatmira Hajdari, mes gjyqtarëve që SHBA u hoqi vizën si të korruptuar







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.
Bota

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

by mirseda
22:44 | 26/12/2025
0

Mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot (26 dhjetor), mes...

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

22:25 | 26/12/2025
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

22:14 | 26/12/2025
Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

21:34 | 26/12/2025
Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com