Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim jozyrtar me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Mësohet se tema kryesore e takimit të tyre janë zhvillimet aktuale në vend. Kim dhe Basha janë takuar në një restorant në kryeqytet.
Në axhendën e kësaj darke është edhe dosja 184, ku disa ditë më parë Prokuroria e Dibrës mbylli hetimet. Kjo dosje është e shumëdiskutuar në arenën politike, por asnjë zyrtar i lartë qeveritar nuk u akuzua nga Prokuroria e Dibrës, duke ngritur akuza vetëm për 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë lokalë për shitblerjen e votave në 2016.