Kreu i LDK-së, Isa Mustafa i ka kthyer përgjigje ushtrueses në detyrë të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e cila foli rreth mundësisë së shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme.
Duke iu përgjigjur interesimit të mediave në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Shqipërisë Ilir Meta në Tiranë, Vjosa Osmani ka shprehur bindjen se Mustafa nuk dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
Lidhur me këtë, në një përgjigje për Klan Kosova, Mustafa komentoi deklaratat e Osmanit e cila gjendet për një vizitë treditore në Tiranë.
“Të lumtë ne për ushtrues detyrën e Presidentes! hhahaha”, është shprehur Mustafa. Osmani në konferencë u shpreh për mbajtjen së më të shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme, duke aluduar se kjo do të jetë pozitive edhe për iniciativën e saj politike, themelimin e së cilës e kishte paralajmëruar më herët, pas largimit nga LDK për shkak të qëndrimeve të kundërta.