Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

A ekziston vërtet Maqedonia e Veriut?

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
A ekziston vërtet Maqedonia e Veriut?

Nga Andrew Rettman “EUObserver”

Për presidentin Stevo Pendarovski, gjuha dhe historia i japin identitetin e saj Maqedonisë së Veriut. Por për Bullgarinë, asnjëri prej tyre nuk është i vërtetë, dhe kjo mosmarrëveshje po e zvarrit zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Shtylla kryesore e identitetit tonë është gjuha jonë, pas kësaj vjen historia jonë e përbashkët me bashkatdhetarët tanë”- tha Pendarovski në një intervistë për “EUobserver”. “Nuk është një sekret që ne e kodifikuam gjuhën maqedonase vetëm në vitin 1945. Por ajo është një gjuhë e veçantë, shumë afër bullgarishtes, por nuk është dhe nuk ka qenë një gjuhë bullgare”-thotë ai.

Kodifikimi i saj bë në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur “Republika Popullore e Maqedonisë”u krijua si pjesë e Jugosllavisë. Para atij momenti, territori ishte qeverisur nga Bullgaria, Serbia, dhe duke shkuar pas në kohë nga Perandoria Osmane.

Por pavarësisht së shkuarës, Pendarovski pretendon se njerëzit që jetonin atje kanë pasur gjithnjë identitetin e tyre etnik.“Por bullgarët po thonë se e gjithë historia jonë deri në 1945 ishte bullgare. Se gjithçka nga shekulli X e deri atëherë ka qenë vetëm bullgare”-vënë dukje presidenti i Maqedonisë së Veriut.

“Ata po thonë se maqedonasit etnikë ekzistojnë … Por papritmas ne u zgjuam një mëngjes në vitin 1944dhe thamë:“Ne jemi vërtet tani maqedonas etnikë,por dje ishim bullgarë etnikë. Pra kjo është marrëzi absolute historike”-shtoi ai.

Nëse Sofja nuk do të kishte bllokuar bisedimet e pranimit të Shkupit në BE, pikëpamja e Bullgarisë mund të mos kishte shumë rëndësi. Por përpara se të heqë veton e saj në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE,Bullgaria dëshiron që versioni i saj i historisë të përfshihet në një traktat të ri dypalësh, ose në një shtojcë të re të një ekzistuese që nga 2017.

Sofja dëshiron gjithashtu që pikëpamjet e saj të përfshihen në negociatat e BE-së.

“Një gjuhë ose etni maqedonase nuk ekzistonte deri më 2 shtator 1944. Krijimi i tyre ishte pjesë e ndërtimit të përgjithshëm të një identiteti të veçantë jo-bullgar nga Jugosllavia, që synonte ndërprerjen e lidhjeve midis popullsisë së këtij rajoni dhe Bullgarisë”- u shpreh Sofja në një memo prej 6 faqesh, të shpërndarë kohët e fundit shteteve të BE-së.

“Krijimi i gjuhës maqedonase në vitin 1944 ishte një akt i kodifikimit sekondar (rikodifikimit), i bazuar në gjuhën letrare bullgare, i pasuruar me disa forma popullore, duke simuluar kështu një proces natyror të bazuar tek dialekti”– thuhet më tej në dokument. Qeveria bullgare thekson se bisedimet e pranimit në BE të Shkupit, duhet të përfshijnë një monitorim të veçantë, për të garantuar që qeveria maqedone të përmbushë këto pikëpamje, për shembull në librat shkollorë dhe festat kombëtare.

Dhe kur Maqedonia e Veriut t’i bashkohet BE-së, çdo përdorim ose përmendje e “gjuhës maqedonase” në dokumentet e BE-së duhet të shënohet me yll sipër, për të theksuar se një gjuhë e tillë ekziston vetëm “sipas kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

S’ka një zgjidhje të mosmarrëveshjes në horizont

Maqedonia e Veriut sapo ka caktuar një të dërguar special, për të provuar negocimin e një kompromisi. Shkupi  shpreson që Bullgaria të zbusë disi qasjen e saj pas zgjedhjeve të marsit 2021. Por gjatë 6 muajve të fundit të presidencës gjermane të BE-së, Berlini nuk arriti asnjë lloj përparimi. Ndërkohë, Portugalia, që ka presidencën e ardhshme të BE-së, është akoma me më pak ndikim në Ballkanin Perëndimor, dhe retorika që po përdoret nga Shkupi dhe Sofja në këtë fazë, nuk po i përmirëson gjërat.

“Ne nuk mund t`a pranojmë një diskutim mbi këtë çështje, është çmenduri”– thotë Pendarovki. “Bullgaria nuk mund të pranojë rishikimin e historisë sonë të përbashkët”– thuhet ndërkohë në memorandumin e Sofjes drejtuar vendeve të BE-së.

Herën e fundit që Shkupi u përball me një pritje të gjatë në rrugën e tij drejt Perëndimit, ishte në vitin 2008, kur Greqia vendosi veton kundër pranimit të saj në NATO, për shkak të një mosmarrëveshje për emrin. Kjo nxiti kryeministrin e atëhershëm, Nikola Gruevski, të forconte pozitat e tij në pushtet,përmes nacionalizmit dhe korrupsionit.

Pavarësisht se çfarë ndodh, askush në qeverinë aktuale nuk ka të njëjtat “prirje autoritare”, vë në dukje Pendarovski. Por, edhe nëse udhëheqësit pro-BE të vendit u përmbahen vlerave të tyre, me kalimin e kohës votuesit mund t`a humbin besimin tek ata, dhe të kthehen drejt politikanëve populistë në vend të tyre, paralajmëroi ai.

“Nëse jemi të bllokuar, dhe nuk shkojmë askund, a mendoni se do të kemi të njëjtën besueshmëri tek qytetarët kur u flasim atyre për BE-në, reformat, dhe mbështetjen e miqve tanë evropianë në Bruksel?Votuesit do të thonë:A po mendon Evropa për ne? Ndoshta ajo nuk na pëlqen… Ndoshta duhet të shohim partitë e tjera, dhe kështu mund të fitojnë terren euroskeptikët”– thotë Pendarovski.

Kur janë përballur në të kaluarën me pengesa në rrugëtimin drejt BE-së, disa udhëheqës

të Ballkanit Perëndimor,kanë lëshuar paralajmërime të forta në lidhje me rritjen e ndikimit rus apo edhe rikthimin e destabilitetit. Megjithatë për Pendarovskin, Rusia është më shumë një treg eksporti dhe një furnizues i energjisë sesa një kërcënim.

Gjithashtu presidenti i Maqedonisë së Veriut është i bindur se “konfliktet në Ballkan kanë mbaruar, dhe se për to nuk ka më entuziazëm”.“Unë nuk parashikoj se do të ndodhë ndonjë gjë e keqe në vitet që vijnë edhe nëse mbetemi kështu siç jemi tani, gjysmë të harruar nga Brukseli”- mendon ai.

Nevojitet ndërhyrja e BE-së dhe SHBA-së

Por nëse njerëzit në Maqedoninë e Veriut, do të kenë ndonjëherë një standard të mirë jetese, dhe nëse fëmijët e tyre do të ndalojnë së emigruari jashtë në kërkim të vendeve të punës, atëherë Franca dhe Gjermania duhet të qëndrojnë të angazhuara në nxitjen e reformave, shtoi ai.

“Unë u jam lutur gjithnjë evropianëve:“Ju lutemi jini këtu të pranishëm, dhe na ruani”- tha ai. Bosnja dhe Kosova janë edhe më shumë prapa në rrugën e anëtarësimit në BE, vuri në dukje ai. Dhe nëse i gjithë Ballkani Perëndimor do që të ketë një “të ardhme të ndritur”, atëherë BE-ja duhet gjithashtu të bashkojë forcat me SHBA-në për të zgjidhur problemet e saj më të këqija, tha ai.

“Pa një përfshirje të madhe nga Shtetet e Bashkuara, nga Uashingtoni dhe nga Brukseli, ne nuk do të shohim ndonjë lëvizje mbi këtë mosmarrëveshje”-tha Pendarovski, duke iu referuar një marrëveshje të mundshme midis Serbisë dhe Kosovës mbi pavarësinë e kësaj të fundit.

Burimi i lajmit: https://euobserver.com/enlargement/150370

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: BullgariMaqedonia e veriutnegociata

TË LIDHURA

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek
Rajoni

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë grek

10:54 | 01/04/2026
Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi
Kosovo

Dardanët kërkojnë Botërorin/ Publikohen formacionet zyrtare të Kosovë-Turqi

19:36 | 31/03/2026
Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare
Kosovo

Ambasada amerikane në Prishtinë mesazh për ndeshjen ndaj Turqisë: Luani fort, bëjeni Kosovën krenare

16:13 | 31/03/2026
Next Post
Video/ Gjesti i papritur i arbitrit, i tregon lojtarit kartonin imagjinar

Video/ Gjesti i papritur i arbitrit, i tregon lojtarit kartonin imagjinar

Foto/ U qëllua brenda makinës, lidhja e viktimës me vëllezërit Gjini

Foto/ U qëllua brenda makinës, lidhja e viktimës me vëllezërit Gjini

SHBA: Pritet miratimi i vaksinës së dytë kundër Covid-19

SHBA: Pritet miratimi i vaksinës së dytë kundër Covid-19







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026




TË FUNDIT

Investimet e Kastratit transformojnë ‘TIA’, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
Aktualitet

Investimet e Kastratit transformojnë ‘TIA’, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet

by mirseda
15:47 | 01/04/2026
0

Transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës në 5-vjeçarin e fundit është një nga shembujt më të qartë...

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon Rabea Shahini: Miri kështu është…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon Rabea Shahini: Miri kështu është…

15:45 | 01/04/2026
PD sulmon AKSHI-n, Bardhi kërkon hetim për “trurin digjital” të shtetit

PD sulmon AKSHI-n, Bardhi kërkon hetim për “trurin digjital” të shtetit

15:31 | 01/04/2026
L*fta me Iranin drejt fundit? Trump trondit botën: SHBA mund të largohet nga NATO

L*fta me Iranin drejt fundit? Trump trondit botën: SHBA mund të largohet nga NATO

15:22 | 01/04/2026
Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë për të moderuar këtë emision

Kristi Lamaj dhe Lei Kraja bëhen bashkë për të moderuar këtë emision

15:20 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com