Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Pompeo akuzon Rusinë se po mbjell kaos në Mesdhe

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pompeo akuzon Rusinë se po mbjell kaos në Mesdhe

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi të martën Rusinë për vazhdimin e “kërcënimit të stabilitetit në Mesdhe ” dhe mbjelljen e “kaosit, konfliktit dhe ndarjes” në vendet përreth rajonit.

Në një deklaratë mbi “ndikimin rus në Mesdhe”, Pompeo iu përgjigj homologut të tij rus, Sergei Lavrov, i cili më herët akuzoi Shtetet e Bashkuara “për lojëra politike në rajon”.

Lavrov “përsëri i merr faktet gabim dhe përpiqet të rishkruajë historinë”, tha Pompeo, duke dënuar veprimet e Moskës në Libi, Greqi dhe Siri.

Në Libi, tha ai, SHBA-ja “mbështet formimin e një qeverie gjithëpërfshirëse që mund të sigurojë vendin dhe të përmbushë nevojat ekonomike dhe humanitare të popullit libian” dhe po punon me Kombet e Bashkuara drejt këtij qëllimi.

“Rusia, nga ana tjetër, minon politikën e brendshme të Mesdheut, mbështet diktatorin brutal të Sirisë dhe nxit konfliktin e Libisë me përfaqësuesit e saj. Kush po luan lojëra këtu?”, shtoi ai në Twitter.

Kryediplomati amerikan tha se në Siri, Rusia mbështet regjimin e presidentit Bashar al-Assad, “lufta e të cilit kundër popullit të tij e ka shtuar paqëndrueshmërisë rajonale dhe zhvendosi gjysmën e popullsisë”.

Ai gjithashtu akuzoi Rusinë se po punon për të minuar përpjekjet diplomatike midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe që po lejon rusë të pasur, të lidhur me Kremlinin, të pastrojnë para përmes Qipros dhe Maltës.

“Të gjitha këto veprime tregojnë qartë se nëse dikush po luan lojëra politike dhe po përpiqet të bllokojë progresin në konfliktet rajonale, është Rusia, e cila vepron vetëm për të çuar përpara interesat e saj në dëm të të gjithë rajonit,” tha Pompeo./REL/

Tags: Mike PompeorusiSHBA

TË LIDHURA

Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 viktima dhe 1 plagosur në Vjenë
Bota

Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 viktima dhe 1 plagosur në Vjenë

21:20 | 17/03/2026
Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali
Bota

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

21:04 | 17/03/2026
UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët
Bota

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

20:23 | 17/03/2026
Next Post
Deputeti shqiptar në kuvendin serb: Lugina e Preshevës të ketë spital rajonal

Deputeti shqiptar në kuvendin serb: Lugina e Preshevës të ketë spital rajonal

21 janari/ Basha: Demonstruesit u vranë nga garda, sulmuan kryeministrinë

21 janari/ Basha: Demonstruesit u vranë nga garda, sulmuan kryeministrinë

Tabaku: Veliaj kërkon 36 mln euro për projektin e Teatrit me kulla (Dokument)

Raporti i TI për korrupsionin, PD: Model kriminal, do shkëputemi më 25 prill







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 viktima dhe 1 plagosur në Vjenë
Bota

Shembet skela në një kantier ndërtimi, 4 viktima dhe 1 plagosur në Vjenë

by mirseda
21:20 | 17/03/2026
0

Katër persona humbën jetën, pas shembjes së skelave në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi në një lagje...

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

Refuzoi ndarjen, tentoi të vriste gruan me thikë – arrestohet shqiptari në Itali

21:04 | 17/03/2026
UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

UNICEF: Mbi 1 mln të zhvendosur në Liban, kërkohet mbrojtje për fëmijët

20:23 | 17/03/2026
“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

“Izraeli thirrje për revoltë në Iran”, WP: “Populli s’duhet përdorur si gur shahu

20:22 | 17/03/2026
Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet sërish me dronë e raketa nga Irani

20:20 | 17/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com