Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA autorizon vaksinën Pfizer, i hap rrugë vaksinimit në masë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA autorizon vaksinën Pfizer, i hap rrugë vaksinimit në masë

Administrata amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet (FDA) autorizoi të premten vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNTech për përdorim emergjent, duke i hapur rrugën vaksinimit të miliona njerëzve.

Autorizimi i vaksinës shënon një pikë kthese në Shtetet e Bashkuara, ku pandemia ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 292 mijë njerëzve.

Vaksinimet pritet të fillojnë së shpejti. Presidenti Trump tha se vaksinimi i parë me Pfizer do të jepet në SHBA brenda më pak se 24 orëve.

Të parët do të vaksinohen miliona punonjës të shëndetësisë, pasuar nga personeli dhe banorët e qendrave për të moshuarit, individët me sëmundje të tjera ekzistuese si dhe amerikanët e moshuar. Pjesa tjetër e popullatës do të duhet të presë deri në prill apo maj të vitit të ardhshëm.

Një ditë më parë, komisioni këshillimor i FDA e mbështeti autorizimin, pasi analizoi shqetësimet e ngritura rreth vaksinës. “Amerikanët kërkojnë dhe meritojnë një analizë rigoroze, të gjithanshme dhe të pavarur të të dhënave,” thotë Doran Fink, pjesë e komisionit këshillimor.

Në pritje të vaksinës kundër COVID-19, spitalet po përgatisin stafin për protokollin e vaksinimit.

Presidenti Trump e quajti vaksinën sukses të madh gjatë një takim të nivelit të lartë që organizoi në fillim të javës, ku nuk kishte ftuar anëtarë të ekipit të presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Ekipet përkatëse të tranzicionit, kanë filluar të komunikojnë vetëm pak kohë më parë dhe presidenti ende nuk e ka pranuar humbjen.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme. Do të jetë e jashtëzakonshme edhe për administratën e ardhshme. Shpresojmë që të vazhdojë të jetë një administratë Trump edhe në të ardhmen,” tha presidenti.

Po atë ditë, zoti Biden prezantoi ekipin e administratës së ardhshme për shëndetin publik. Ai tha se do t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maskë për 100 ditët e para të administratës së tij, premtoi të hapë shkollat dhe të realizojë vaksinimin.

“Të paktën 100 milionë amerikanë do të vaksinohen në 100 ditët e para të administratës sime,” tha zoti Biden,

Në fillim të javës, Shtetet e Bashkuara regjistruan numrin më të lartë të viktimave me mbi 3,100 të vdekur nga COVID-i brenda një dite.

Mbi 192 mijë vetë kanë vdekur në SHBA dhe janë identifikuar mbi 15 milionë të infektuar. Kjo situatë e pret administratën e ardhshme.

“Ata duhet të përqëndrohen tek mesazhi i duhur në komunikimin me publikun, tek pajisja e personelit mjekësor me të gjitha që u nevojiten, tek shpërndarja e vaksinave. Të gjitha këto duhet të fillojnë që në ditën e e parë të administratës së ardhshme,” thotë analisti Anand Parekh.

Më herët të premten, disa media amerikane bënë të ditur se shefi i stafit i Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows i kishte kërkuar kreut të Administratës së Ushqimeve dhe Ilaçeve Stephen Hahn të jepte autorizimin brenda ditës, duke shtuar se nëse kjo nuk ndodhte ai duhej të përgatitej të jepte dorëheqjen.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se kjo “nuk ishte tejkalim i ndonjë kufiri”, por ishte më shumë një “thumbosje” me synimin për të nxitur “FDA-në për të vepruar me shpejtësi dhe për të kryer punën e shmangur vonesat”./VOA/

Tags: COVID-19SHBAvaksina pfizer

TË LIDHURA

Raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit – takimi dypalësh pritet në Uashington
Bota

Raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit – takimi dypalësh pritet në Uashington

17:21 | 20/04/2026
Trump zbulon detajet nga raundi i bisedimeve: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sonte!
Bota

Trump zbulon detajet nga raundi i bisedimeve: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sonte!

16:57 | 20/04/2026
BE-ja bën “paqe” me Hungarinë, Komisioni Europian flet për bisedime  konstruktive me “qeverinë e re”
Bota

BE-ja bën “paqe” me Hungarinë, Komisioni Europian flet për bisedime konstruktive me “qeverinë e re”

15:00 | 20/04/2026
Next Post
”Unë jam Klodiani”/ Këngëtari Stresi në krye të protestës: Ja ku më keni mua

Video/ Stresi kërcënon Ramën: Dorëzo Ardi mafiozin ose do kesh fatin e Gadafit

Kostot e dorëzimit të Merkelit ndaj shantazhit hungarez dhe polak

Kostot e dorëzimit të Merkelit ndaj shantazhit hungarez dhe polak

Ademi denoncon në prokurori Policinë e Shtetit: Nuk ruajti rendin dhe sigurinë

Ademi denoncon në prokurori Policinë e Shtetit: Nuk ruajti rendin dhe sigurinë







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Gonxhja në Sarandë: Gati për turistët, më shumë plazhe publike
Kryesore

Gonxhja në Sarandë: Gati për turistët, më shumë plazhe publike

by mirseda
17:33 | 20/04/2026
0

Qyteti bregdetar i Sarandës është gati të çelë sezonin e ri turistik, me hapësira publike të plazhit...

Raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit – takimi dypalësh pritet në Uashington

Raund i ri bisedimesh mes Izraelit dhe Libanit – takimi dypalësh pritet në Uashington

17:21 | 20/04/2026
Sezoni turistik 2026, thirrje për mjekë e infermierë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin

Sezoni turistik 2026, thirrje për mjekë e infermierë në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin

17:12 | 20/04/2026
Trump zbulon detajet nga raundi i bisedimeve: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sonte!

Trump zbulon detajet nga raundi i bisedimeve: Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sonte!

16:57 | 20/04/2026
“Përshpejtoni reformat”, Marta Kos letër vendeve të Ballkanit Perëndimor

“Përshpejtoni reformat”, Marta Kos letër vendeve të Ballkanit Perëndimor

16:51 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com