Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme në Golem të Durrësit.
Një furgon është përplasur me një motor duke i marrë jetën drejtuesit të këtij të fundit.
Ndërkohë, pasagjerja e tij është dërguar për mjekim në spital dhe gjendet në kujdesin e mjekëve.
”Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.