Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Nga dëgjuesi i qiellit tek centralistet: Profesionet që sot nuk ekzistojnë më

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT
Nga dëgjuesi i qiellit tek centralistet: Profesionet që sot nuk ekzistojnë më

Debati mbi makineritë që u vjedhin njerëzve vendet e punës, është po aq i vjetër sa Revolucioni Industrial, dhe historia na ka mësuar se investimi për zhdukjen e disa punëve, mund të jetë në fund shumë fitimprurës:nëse një punë e caktuar mund të automatizohet, njeriu mund dhe duhet të evoluojë në profesionalizmin e tij. Sot ka shumë profesione, që për shkak të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik, janë zhdukur. Ja disa prej tyre:

Lexuesi i librave dhe gazetave në fabrikë

Në fabrikat ku kryhej punë me orë të gjata, u fut si profesion lexuesi i librave dhe gazetave. I hipur mbi një foltore, dhe duke lexuar zë të lartë, ai kishte për detyrë të mbante lart moralin dhe vëmendjen e punëtorëve në proceset e vështira, por edhe të mërzitshme që kryheshin çdo ditë. Ky profesion lindi në fillim në fabrikat e cigareve në Kubë, dhe në vitin 1865 u eksportua në Shtetet e Bashkuara.

Dëgjuesit e qiellit

Gjatë Luftës së Parë Botërore nuk kishte radarë, por në qiell kishin nisur të qarkullonin avionët e parë. Ushtritë përdornin “dëgjuesit e qiellit”, që kishin si detyrë të kuptonin në kohë ardhjen e flotës armike. Një dëgjues me përvojë, ishte në gjendje të njihte modelin, distancën dhe lartësinë e avionit.

Zgjuesit e njerëzve në mëngjes

Si zgjoheshin njerëzit për të shkuar në punë, para se të shpikeshin alarmet e orës? Në Britaninë e Madhe, para Revolucionit Industrial, dhe deri në fillimin e viteve 1950, një person paguhej enkas që të trokiste në mëngjes në derën apo dritaren e atyre që paguanin për shërbimin  tij. Ai përdorte në punën e tij një shkop të gjatë bambuje. Goditjet në erë apo dritare nuk ndaleshin, derisa personi të dilte dhe tundte kokën, për të treguar se e kishte dëgjuar alarmin dhe po zgjohej.

Centralistet

Që nga kohët më të hershme të telefonisë fikse, dhe deri në vitet 1960, profesioni i centralistes ishte shumë i përhapur, dhe kryhej kryesisht nga gratë. Centralistja e vinte telefonuesin në komunikim me marrësin e telefonatës. Gratë preferoheshin më shumë në këtë punë pasi ishin më të durueshme dhe të sjellshme sesa burrat. Por mbi të gjitha pasi paguheshin 50 deri në 25 për qind më pak sesa burrat.

Shitësi i akullit

Para përhapjes masive të frigoriferëve, në shekullin XIX-të dhe fillimin e shekullit XX-të, shitësit e akullit ishin shumë popullorë. Ajo ishte një punë me shumë fitim, pasi lënda e parë merrej nga akullnajat dhe liqenet. Problemi i vetëm ishte parandalimi i shkrirjes së akullit gjatë rrugës për në qytet ose fshat. Për këtë arsye përdoreshin kontejnerë izolues prej zinku.

Shitësi i qumështit

Edhe ky profesion u zhduk me shpikjen e frigoriferit. Ai shkonte derë më derë dhe shpërndante çdo ditë qumësht të freskët familjeve, që në mungesë të frigoriferit nuk mund ta ruanin atë për shumë gjatë.

Mblesi ose ndërmjetësi

Që në kohërat e lashta, disa njerëz janë marrë me rregullimin e takimeve mes burrave dhe  grave, kryesisht për qëllime martese. Ky profesion u zgjerua me shpejtësi, ndërsa më vonë ndërmjetësi u bë më i famshëm për angazhimin në biznese të ndryshme si dhënia me qira apo shitja e pasurive të patundshme.

Burimi i lajmit: https://it.businessinsider.com/dallascoltatore-dei-cieli-alla-sveglia-umana-i-10-mestieri-piu-curiosi-che-non-esistono-piu/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: centralistetdegjuesi i qiellitprofesione

TË LIDHURA

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat
Bota

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago
Bota

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm
Bota

Presidentja e PE: Venezuela do të jetë e lirë! Nuk e njohim Maduron si president të ligjshëm

19:21 | 03/01/2026
Next Post
Foto/ Mjekët valëvitin flamurin kombëtar në spitalin e Infektivit

Foto/ Mjekët valëvitin flamurin kombëtar në spitalin e Infektivit

Kancelari i vjetër, manovra e Napoleonit dhe Elbasani alla Palermo

Kancelari i vjetër, manovra e Napoleonit dhe Elbasani alla Palermo

Nga ora e shuarjes te recetat/ Mistere për vdekjen e Maradonës, nisin hetimet

Nga ora e shuarjes te recetat/ Mistere për vdekjen e Maradonës, nisin hetimet







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025




TË FUNDIT

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”
Aktualitet

Makina përfshihet nga flakët në aksin Elbasan-Tiranë, pranë “Tunelit të Krrabës”

by mirseda
22:07 | 03/01/2026
0

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, në afërsi...

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

Aksioni amerikan ndaj Maduros, Gjekmarkaj: Pushtetet mbi krim dhe frikë nuk zgjasin

20:39 | 03/01/2026
Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

Reshje në Shkodër/ Rruga Prekal–Ura e Shtrenjtë e pakalueshme pas rrëshqitjes së dherave

20:36 | 03/01/2026
Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

Trump paralajmëron ndërhyrje në Iran, Khamenei kritikon protestat

20:21 | 03/01/2026
FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

FOTOLAJM/ Trump ndoqi në kohë reale kapjen e Maduros, pamje nga Mar-a-Lago

20:00 | 03/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com