Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Fotot e rralla/Dyqanet e familjes tiranase, me parfumeri të markave të njohura

5 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Fotot e rralla/Dyqanet e familjes tiranase, me parfumeri të markave të njohura

Memorie.al publikon disa foto të rralla me imazhe të panjohura që i përkasin Tiranës të viteve të para të shekullit të kaluar, ku në qëndër të kryeqytetit, fare pranë Kullës së Sahatit e të Xhamisë së E’them beut, në mes disa dyqanesh, ndodhet edhe ai i familjes së njohur tiranase, Kaceli, që tregtonte vetëm artikuj kinkalerie, kozmetike dhe parfumerie, nga markat më të njohura europiane, të cilat familja Kaceli i importonte nga Franca, nëpërmjet Italisë.

Sipas disa dëshmive, aktiviteti tregtar i kësaj familje me artikujt kinkalerie, kozmetikë dhe parfumerie, mendohet se është më i hershëm, madje që para viteve 1900, por foto ku është fiksuar dyqani kryesor i saj, i përket vitit 1914 (gjë e cila shihet qartë edhe nga mbishkrimi që mban njëra prej këtyre fotove), dhe aty, krahas mbishkrimit ‘Ali,Vll. Kaceli’ (që nënkupton se pronari i saj është Ali Kaceli me vëllezërit e tij), është dhe mbishkrimi ‘KARTOLERI – KINKALERI – PARFUMERI ETJ’, që tregon dhe aktivitetin tregtar të atij dyqani.

Ky dyqan i familjes Kaceli, ku në derën gjysëm të hapur, duke se ka pozuar pronari i saj, (apo ndonjë prej shitësve të punësuar aty) në të dy krahët ka vitrinat ku duken qartë artikujt e kancelarisë, parfumerisë dhe kinkalerisë që ai tregtonte, e gjithashtu në të dy anët e dyqanit, ndodhen edhe dy karroca fëmijësh, që janë vënë aty për t’u shitur.

Ky dyqan i familjes Kaceli, sipas dëshmive të njërit prej pinjollëve të saj, piktorit të njohur, Buron Kaceli (i biri i ‘Piktorit të Popullit’, Sadik Kaceli), është i dyti dhe ai është ndërtuar shtatë vite më vonë, mbi themelet e dyqanit të parë, (që ka mbishkrimin me vitin 1914), ku duket se kanë pozuar disa persona, një ushtarak me uniformë i ulur në karrike në derën kryesore të lokalit dhe anash tij, dy djem të rinj me veshje karakteristike tiranase dhe disa fëmijë të vegjël që mbajnë qeleshe ne kokë.

Edhe ky dyqan, pra i dyti i familjes Kaceli, nuk ka pasur ‘jetë të gjatë’, pasi nga fundi i viteve ’20-të dhe fillimi i viteve ’30-të, ai është prishur dhe në vënd të tij, u ndërtua ‘Pallati Kaceli’, me katër kate, i cili ndodhet edhe sot në qëndër të kryeqytetit, fare pranë Kullës së Sahatit, të Xhamisë së Et’hem beut, e cila duket në një nga fotot e tjera, ku rreth e rreth saj, ndodhen disa autovetura, kaloshina dhe minibuse, që asokohe shërbenin për transportin publik, brenda kryeqytetit./ Memorie.al

Tags: dyqaneparfumeXhamisë së E’them beut

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Emri/ Falsifikoi dokumentet, arrestohet juristi i Kadastrës së Vlorës

Emri/ Falsifikoi dokumentet, arrestohet juristi i Kadastrës së Vlorës

Covid 4 gati për pacientët, Manastirliu: Kush është patriot, zbaton rregullat

Vendimi i fundit/ Nga 1 Dhjetori, mësimi online në shkolla

Me COVID e shkeli çdo rregull/Braçe për Kryemadhin: Kodi Penal parashikon burg

Me COVID e shkeli çdo rregull/Braçe për Kryemadhin: Kodi Penal parashikon burg







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme merr nën hetim Belinda Ballukun

13:48 | 24/10/2025




TË FUNDIT

U kap duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Angli
Aktualitet

U kap duke shitur kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Angli

by mirseda
19:27 | 30/10/2025
0

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Angli. I arrestuar është Adi Skura, 22 vjeç me origjinë shqiptare....

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

19:25 | 30/10/2025
Avokatja e Popullit: Vendimet për prishjet u morën para 11 majit

Avokatja e Popullit: Vendimet për prishjet u morën para 11 majit

19:24 | 30/10/2025
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Hamasi i dorëzon Izraelit eshtrat e dy pengjeve të tjerë

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza, Hamasi i dorëzon Izraelit eshtrat e dy pengjeve të tjerë

18:46 | 30/10/2025
Vuçiç kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj rafinerisë ruse për të shmangur krizën energjetike

Vuçiç kërkon nga SHBA heqjen e sanksioneve ndaj rafinerisë ruse për të shmangur krizën energjetike

18:13 | 30/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com