E enjte, 21 Janar, 2021
14 C
Tirana

Me COVID e shkeli çdo rregull/Braçe për Kryemadhin: Kodi Penal parashikon burg

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka drejtuar gishtin ndaj kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, lidhur me ndryshimin e sjelljes së saj ndaj virusit. Teksa ka qenë e ftuar në “Open”, Kryemadhi tha se në momentin që është futur për tu bërë operacion për bajamet, ka marrë vesh që ka kaluar koronavirusin.

Braçe është revoltuar me qëndrimin e Kryemadhit, ndërsa ka bërë takime të shpeshta, ndonëse është e ndaluar në këtë periudhë. Ai thotë se COVID-i nuk është heqje bajamesh dhe as heqje dhëmballe.

Sipas tij, nuk është turp që të infektohesh, por është krim që të infektosh me dashje, por edhe nga pakujdesia. Braçe shkruan më tej në një status se ndryshimet në Kodin Penal, dekretuar nga presidenti Meta e thonë qartë se përhapja e sëmundjeve infektive kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burg deri në dy vjet. Por kjo vepër kur ka shkaktuar pasoja të renda për shëndetin, ose rrezik për jetën e njerëzve, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vite.

Statusi

#EVERTETAVONON POR
NUK ZHDUKET!

Natyrisht, zoja te jete mire me shendet;
Covid nuk eshte heqje bajamesh,
as heqje dhemballe!

NUK ESHTE TURP TE INFEKTOHESH,
ESHTE KRIM TE INFEKTOSH-ME DASHJE PATJETER, POR EDHE NGA PAKUJDESIA!

E THOTE LIGJI DHE LIGJI DUHET TE ZBATOHET
I NJEJTE PER TE GJITHE!

Ti thuash njerezve se,
“Covid nuk egziston” si nisje e nje vargu marrezish te tjera;

Ti ftosh njerezit neper takime e ti grumbullosh, ti mbash aty, ashtu, pa maske e distance, pa e ditur-rasti lehtesues, nese je apo ka nder ta te infektuar;

Te perballesh me njerezit qe jane me maske, ta besh politike mbajtjen e saj,
ti sfidosh edhe pse mbrojne veten e te tjeret,
qofte edhe ty, tu kerkosh ta heqin masken ne ambjent te hapur kur ligji e rregulli eshte ndryshe;

Lexo edhe :   Kryemadhi publikon listën, ja 13 kandidatët e LSI për deputetë në Tiranë

ESHTE KRIM! PO PO, ESHTE KRIM!

Ndryshimet ne Kodin Penal, miratuar ne 16. 4. 2020, dekretuar nga shkelqesia e tij presidenti Ilir Meta me dekretin 11463, date 22. 4. 2020, e thone qarte:

PERHAPJA E SEMUNDJEVE INFEKTIVE

…..
Kur kjo veper eshte kryer nga pakujdesia,
denohet me gjobe ose me burgim deri ne dy vjet.
Po kjo veper, kur ka shkaktuar pasoja te renda per shendetin ose rrezik per jeten e njerezve,
denohet me burgim nga tre deri ne tete vjet.

Pohimi i djeshem nuk ishte i ri;
POR ISHTE ME I RENDI AMA.

Ne kuptim te ligjit penal dhe akteve te kryera ne gjithe keta muaj, ne gjithe keto jave te renda per cdo shqiptar!

Lexo edhe :   Braçe: Dy vite më parë u betova me dorën mbi Kushtetutë për të mos vjedhur

Nuk mund te kaloj si nje gje e zakonshme,
nuk duhet tja pranojme kerkujt si normalitet!

Eshte krim dhe i qarte;
Aq i qarte sa izolimi i presidentit ne Pallatin e Brigadave pa spjegim,
sa zenia e pistes se Liqenit per me shume oksigjen,
te gjitha veprime normale ne dijeni te njeriut apo njerezve te infektuar.

Por nese per vete mbrohesh e mbron,
po per njerezit e zakonshem qe i fton e grumbullon,
pa asnje mase mbrojtese, pse e mohon, pse i mashtron, pse i ve ne rrezik ata vete e familjet e tyre?!

Nuk eshte politike kjo, ky eshte krim!

Eshte shume me teper se ajo ditelindja VIP,
fund e krye e ndaluar nga ligji;
Eshte me teper sepse kane qene takime edhe me te medha e disa te tilla, kudo lart e posht, pa i matur kujt temperaturen ke dera, as prej verteti e as si rrene.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

15-vjetori i vdekjes/ Kosova përkujton ish-presidentin, Ibrahim Rugova

Sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, në Prishtinë dhe...

Pas Trumpit, evropianët nuk kanë më besim tek aleanca me SHBA-në

Nga: Pierre Haski “Internazionale” Nëse amerikanët do të dëshironin të shihnin degradimin e imazhit të vendit të tyre pas 4 viteve të presidencës Trump, do...

Skeda e pasurisë/ Si i trefishoi të ardhurat ish-ministri, Fatmir Xhafaj

Fatmir Xhafaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe e u largua me dorëheqje në tetor...

10 vite nga vrasjet e 21 janarit, Braçe: Pushkatuesit janë të lirë

Zëvendës kryeministri, Erjon Braçe ka kujtuar ditën e sotme 10 vjetorin e vrasjes së viktimave të 21 janarit 2011. Braçe shprehet se për këto vrasje...

Tërmeti i fuqishëm prej 7 ballësh trondit Filipinet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudëi 7.0 ballë tronditi sot pjesën e Filipineve jugore.  Thellësia e tërmetit ishte 95.8 kilometra poshtë detit, ndërsa epiqendra...