Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Pacolli letër Ramës: Të bashkohemi për të hetuar krimet e Serbisë

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Pacolli letër Ramës: Të bashkohemi për të hetuar krimet e Serbisë

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, aktualisht kryetar i Aleancës “Kosova e Re”, Behgjet Pacolli, i ka drejtuar një letër publike kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me raportin e Dick Marty.

Pacolli i kërkon kryeministrit Rama të kundërshtojë në mënyrë diplomatike raportin e Marty dhe së bashku me Republikën e Kosovës të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës, që Serbia ka kryer në Kosovë.

Sipas Pacollit, raporti i Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi e fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në.

Ai shprehet se duhet një fushatë e mirëdrejtuar politike e diplomatike në Këshillin Evropian për të kundërshtuar këtë raport.

Postimi i Pacollit në Facebook

Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin Dick Marty dhe së bashku Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë të udhëheqin një fushatë informuese dhe diplomatike rreth mosndëshkueshmërisë së thellë të krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë.

Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në.

Aktakuza kundër Presidentit Thaçi dhe të tjerëve nuk kishte përfshirë ndonjë pjesë nga raporti i Dick Marty, kështu që ky raport përmes një institucioni gjyqësor është hedhur poshtë dhe kjo tregon se raporti ka qenë vetëm një mjet politik nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar Kosovën.

Kjo kërkon një sfidim nga brenda Këshillit të Evropës(aty ku Shqipëria është anëtare) nga ku ka dal raporti i Dick Martyt.

Na duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë, më e rëndësishmja fshehja e trupave të personave të zhdukur.

Kombi ynë, historia jonë dhe lufta jonë për çlirim dhe pavarësi është nën sulm. Së bashku dhe të unifikuar duhet të përgjigjemi.

Ne nuk mund të pranojmë që një Gjykatë e krijuar nga Kuvendi i Kosovës të ofroj amnisti krimeve të luftës qê Serbia ka kryer në Kosovë dhe për të ndryshuar rrëfimin historik të vendit tonë sipas gjuhês e mendësisë së prokurorëve serbë.

Ne kemi krijuar institucionet që duhet të merren me drejtësinë, por drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, po përpiqet të japë amnistinë e krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe po ndryshon pozicionin e viktimës me agresor.

Ne nuk mund ta tolerojmë këtë.

Ne duhet të veprojmë.

 

 

 

 

Tags: Behgjet Pacolliedi ramaLetërraporti i dick marty

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Ndahen vazot për Kupën e Botës 2022, ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Ndahen vazot për Kupën e Botës 2022, ja ku renditen Shqipëria dhe Kosova

Kamerat në votim e numërim/ KQZ: Jemi duke bërë vlerësimin e kostove

Kamerat në votim e numërim/ KQZ: Jemi duke bërë vlerësimin e kostove

Gjykata në Beograd urdhëron zhvarrosjen e varreve masive pranë Rashkës

Gjykata në Beograd urdhëron zhvarrosjen e varreve masive pranë Rashkës







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com