Në Maqedoninë e Veriut, numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga Covid-19, po rritet çdo ditë.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se efekti i masave do të shihet në dy javët e ardhshme.
“Presim që të kemi një periudhë përpara, në javën e ardhshme deri në dy, në të cilën ne patjetër do të shohim efektet e masave kufizuese. Presim që numri i pacientëve të diagnostifikuar në atë periudhë të stabilizohet dhe për atë periudhë pas kësaj numri të ulet”, tha ai.
Po ashtu, Filipçe informon se numri i pacientëve të sëmurë që janë të shtruar në spital është akoma më i lartë se ata që kanë dalë nga spitalet. Në klinikat e interne ka rreth 100–120 shtretër të lira me staf që mund të kujdesen për Covid.
Komisioni për shqyrtimin e masave të reja plotësuese do të vendosë në takimin e së hënës për të dhënë kohë për të përcaktuar nëse masat aktuale që janë në fuqi po funksionojnë.