E mërkurë, 20 Janar, 2021
9 C
Tirana

U shkarkua nga Tirana, Egbo pritet të drejtojë kombëtaren shqiptare

Emanuel Egbo u shkarkua nga drejtimi i skuadrës së Tiranës, pasi bardheblutë u eliminuan nga Kupa e Shqipërisë kundër ekipit të Korabit.

Një shkarkim që nuk u prit aspak mirë nga tifozët bardheblu që hodhën akuza të ashpra ndaj presidentit të Tiranës.

Por, në 24 orë ka pasur ndryshime sa i përket pankinave. Shqipëria U-19 mbeti pa trajner për shkak se Nevil Dede dha dorëheqjen dhe mori drejtimin e Tiranës.

Tani vendet mund të ndryshojnë, pasi stoli i mbetur bosh te kuqezinjtë e vegjël mund të gjejë një timionier të ri dhe ai mund të jetë Emmanuel Egbo.

Sipas mediave sportive, presidenti i FSHF-së, Armand Duka mund t’i besojë stolin, megjithatë nigeriani ka një rival për stolin dhe ai është ish-trajneri i Skënderbeut dhe Kukësit Orges Shehi

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kamala Harris betohet si zv/Presidente e SHBA-ve

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri betimin në pozitën e re. Harris është nënpresidentja e parë grua dhe me ngjyrë në historinë...

BE ofron një fillim të ri në marrëdhëniet me SHBA

BE i ka ofruar Presidentit të ardhshëm të SHBA Biden një fillim të ri në marrëdhënie. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel foli...

Detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Madrid, raportohet për 2 viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një ndërtesë në Madrid duke lënë të paktën dy persona të vdekur dhe disa të plagosur. Kryetari...

Basha: Kur Rama qesh, Shqipëria qan. Njerëzit janë lodhur prej tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i quajti memexhinj aleatët e demokratëve. Basha thotë se...

Ndodhej në arrest shtëpie, arratiset këngëtarja Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina, e cila ndodhet nën masën “arrest shtëpie” është arratisur nga banesa në të cilën qendronte. Mësohet se një patrullë e policisë së...