Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin, Edi Rama.
Leyen informoi se gjatë kësaj bised u diskutua për procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
”Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.’’, shkruan Von der Leyen në rrjetin social, Twitter.
Constructive discussion as always with my good friend Prime Minister @ediramaal of Albania on how best to move ahead with the enlargement process & the rapid implementation of the EU Economic and Investment Plan for the Western Balkans. pic.twitter.com/thQYYtAK5j
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 13, 2020