Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ndryshimi i politikave amerikane të emigracionit, çfarë pritet të ndodhë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Ndryshimi i politikave amerikane të emigracionit, çfarë pritet të ndodhë

Administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Joe Biden mund të ndryshojë me shpejtësi një varg politikash të emigracionit të Presidentit Donald Trump, shumë prej të cilave mbeten ndër iniciativat më të debatueshme të administratës së tij.

Zoti Biden mund të shfuqizojë shumë udhëzime duke përdorur të njëjtin mekanizëm që presidenti Trump përdori për t’i zbatuar ato – urdhrat ekzekutivë. Megjithatë, vendime të tjera do të kërkojnë më shumë se kaq, thonë ekspertët. Në katër vitet e fundit, presidenti Trump ishte autori i më shumë se 400 akteve rregullatore që i ndërmori përmes autoritetit të tij ekzekutiv.

Michele Waslin, koordinatore e programit në Institutin për Kërkime të Imigracionit në Universitetin George Mason, i tha Zërit të Amerikës se lista përfshin kufizime të gjera të udhëtimit, ndryshimin e përparësive për imigracionin, ndryshimin e rregullave të azilit, një deklaratë emergjente për ndërtimin e murit të kufirit dhe pakësimin e numrit të pranimit të refugjatëve.

“Në teori, dekretet presidenciale dhe urdhërat ekzekutivë mund të anulohen nga presidenti i ri; megjithatë, në shumë raste, ndryshimi nuk do të jetë i menjëhershëm pasi do të duhet të emërohet personel në këto agjenci, udhëzuesit dhe manualët në terren duhet të përditësohen dhe do të duhet të bëhen plane për të kryer ndryshimet”, shpjegon ekspertja.

Zonja Waslin thotë se zhbërja e politikave të tjera pritet të jetë më komplekse.

“Politikat që u ndryshuan përmes rregulloreve ka të ngjarë të kërkojnë rregullore të reja dhe një periudhë të re për të dëgjuar komente nga publiku,” shpjegon ajo.

100 ditët e para

Brenda 100 ditëve të para, Biden-i pritet të shfuqizojë urdhrin ekzekutiv të presidentit Trump që ndaloi shumicën e shtetasve nga vende të caktuara të vizitojnë Shtetet e Bashkuara. Fillimisht, kufizimet shënjestruan qytetarët e disa vendeve me shumicë myslimane por u zgjeruan për të përfshirë vende të tjera që Uashingtoni i konsideron si kërcënuese për sigurinë.

Urdhri i fundit përfshin Mianmarin, Eritrenë, Kirgistanin, Nigerinë, Sudanin, Tanzaninë, Iranin, Libinë, Somalinë, Sirinë dhe Jemenin, së bashku me Venezuelën dhe Korenë e Veriut.

Një tjetër ndryshim që ekspertët thanë se do të ishte i thjeshtë për t’u bërë është rihapja e programit DACA për të gjithë aplikantët e kualifikuar.

DACA është një program i nisur nga administrata Obama që mbron nga deportimi njerëzit e sjellë në moshë të mitur, në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara.

Nën administratën e presidentit Trump, agjencia e Shërbimeve të Shtetësisë dhe Imigracionit të Shteteve të Bashkuara, USCIS, ndaloi pranimin e aplikimeve të reja për programin DACA.

Në vitin 2019, administrata Trump propozoi një plan që premtonte një ndryshim “të drejtë, modern dhe ligjor” të sistemit të emigracionit amerikan. Ai nuk adresonte programin DACA dhe Kongresi nuk veproi pas asaj.

Pritet gjerësisht që një administratë e presidentit të zgjedhur Biden të zgjerojë mbrojtjen nga deportimi, si dhe autorizimin për të punuar për qindra mijëra emigrantë të tjerë pa dokumenta që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara si fëmijë.

“Gjykata e Lartë kishte urdhëruar tashmë agjencinë USCIS që të fillonte pranimin e aplikacioneve DACA përsëri, por ata nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Administrata e re duhet të jetë në gjendje të rihapë procesin e aplikimit; megjithatë, një zgjidhje legjislative është e nevojshme për të ofruar me të vërtetë mbrojtje të përhershme për atë grup njerëzish që kanë ardhur në SH.B.A. si fëmijë të vegjël,” tha zonja Waslin.

Barra Publike

Sipas një raporti nga Instituti i Politikave të Migracionit (MPI), përmbysja e rregullores së agjencisë USCIS mbi barrën publike do të kërkojë më shumë sesa një firmë. Agjencia ka të ngjarë të duhet të kalojë një periudhë njoftimi dhe dëgjimi të komenteve nga publiku.

Rregulli i barrës publike, ose testi i pasurisë siç e quajnë kritikët, kërkon të përcaktojë nëse një emigrant ka të ngjarë të mbështetet në programet e ndihmës publike të Amerikës. Megjithëse rregulli nuk është një koncept i ri dhe ka qenë në manuale për më shumë se 20 vjet, administrata Trump po e përdor atë shumë më tepër sesa paraardhësit e saj.

Biden gjithashtu është zotuar t’i dërgojë Kongresit legjislacionin për t’u siguruar status ligjor shumë emigrantëve pa dokumenta në vend.
“Megjithatë, nxitja e Kongresit për të vepruar për një nga çështjet më të debatueshme të imigracionit do të ishte në mënyrë të pashmangshme një hap i parë sfidues për administratën e re, edhe pse mbështetja publike për reforma në imigracion në përgjithësi është rritur në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë”, sipas MPI-së.

Programi i refugjatëve

Shtetet e Bashkuara kanë marrë për vite me rradhë dhjetëra mijëra refugjatë, por nën administratën Trump, pranimet kanë rënë në një nivel të ulët rekord. ((h

Biden pritet të rrisë pragun e pranimit të refugjatëve për vitin fiskal 2021, të cilin administrata Trump e vendosi në 15,000. Gjatë fushatës, zoti Biden premtoi një tavan të pranimeve të refugjatëve deri në 125,000.

Rregullat e azilit

Premtimi i përsëritur shpesh i Presidentit Trump për të ndalur imigracionin e paligjshëm dhe për të marrë kontrollin e kufirit jugor të Amerikës solli një sërë politikash dhe rregulloresh që dobësuan qasjen për mbrojtjen humanitare të migrantëve.

Ato përfshinin Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), e njohur gjithashtu si politika e Mbetjes në Meksikë, e cila detyroi mijëra emigrantë të qëndronin në qytetet kufitare meksikane ndërsa prisnin seancat gjyqësore të imigracionit në Shtetet e Bashkuara. Administrata kufizoi gjithashtu azilin për emigrantët që udhëtonin përmes vendeve të Amerikës Qendrore nëse nuk aplikonin për mbrojtje në një vend tranzit para se të mbërrinin në një pikë kufitare të SHBA (https://www.dhs.gov/sites/default/files/publications/assessment_of_the_migrant_protection_protocols_mpp.pdf))

Zhbërja e kësaj politike dhe rivendosja e mbrojtjes për azilantët do të jetë më e vështira, parashikojnë ekspertët.

“Unë besoj se veprimet e administratës Trump ndaj refugjatëve, azilantëve dhe të tjerëve që kërkojnë ndihmë humanitare, do të ndihen për një kohë shumë të gjatë,” tha zonja Waslin.

Administrata Trump ka mbrojtur politikën e Protokolleve të Mbrojtjes së Migranëve (MPP) për të parandaluar mbipopullimin në ambientet e paraburgimit të migrantëve në SHBA. /VOA

Tags: Donald TrumpemgracioniJoe Biden

TË LIDHURA

Rusia: Qëndrimi për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet i pandryshuar
Bota

Rusia: Qëndrimi për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet i pandryshuar

16:19 | 13/08/2025
Zjarret në Shqipëri/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Tregoni kujdes
Bota

Zjarret në Shqipëri/ Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët e saj: Tregoni kujdes

15:25 | 13/08/2025
Sulmet izraelite vr*sin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit
Bota

Sulmet izraelite vr*sin 123 persona në Gazë në 24 orët e fundit

15:07 | 13/08/2025
Next Post
Ylli i këngës shqiptare infektohet me COVID, në gjendje të rëndë në Infektiv

Ylli i këngës shqiptare infektohet me COVID, në gjendje të rëndë në Infektiv

“Do ta shihni në 11!”/ Braçe-Bashës: Keni sulmuar me tanke. Akoma s’keni vënë mend?

“Ishim në mes të pandemisë, ama ti u fale”, Braçe i nxjerr videon Bashës

Nga erdhi Covid-i? Sfidat e mëdha të hetimit të nisur nga OBSH-ja

Nga erdhi Covid-i? Sfidat e mëdha të hetimit të nisur nga OBSH-ja

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Frika për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të ngordhura në Gramsh
Aktualitet

Frika për përhapjen e sëmundjeve, nis groposja e kafshëve të ngordhura në Gramsh

by mirseda
17:27 | 13/08/2025
0

Situata në njësinë Skënderbegas të Gramshit vijon të jetë e rënduar si pasojë e zjarrit që kalon...

Vapa afrikane ‘shkrin’ Shqipërinë/ Tirana ‘digjet’ në 43.6°C, dita më e nxehtë në historinë e qytetit

Vapa afrikane ‘shkrin’ Shqipërinë/ Tirana ‘digjet’ në 43.6°C, dita më e nxehtë në historinë e qytetit

17:15 | 13/08/2025
E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë

E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë

17:13 | 13/08/2025
Rusia: Qëndrimi për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet i pandryshuar

Rusia: Qëndrimi për përfundimin e luftës në Ukrainë mbetet i pandryshuar

16:19 | 13/08/2025
Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps

Air Albania drejt falimentit, dy Sinanët çojnë kompaninë në kolaps

16:05 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com