Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Regjimi i Ronaldos/ 6 vakte dhe 6 dremitje në ditë, ja çfarë nuk konsumon

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Regjimi i Ronaldos/ 6 vakte dhe 6 dremitje në ditë, ja çfarë nuk konsumon

Detajet shpeshherë bëjnë diferencën dhe jo vetëm në fushën e lojës. Është pikërisht kurimi i tyre në radhët e sportistëve të sotëm që ndajnë shpesh një futbollist normal nga kampionët apo edhe jashtëtokësorët e sportit më të bukur në botë.

Dhe kur bëhet fjalë për faktin e regjimit të një kampioni si Kristiano Ronaldo, pa dyshim që vëmendja bëhet shumë e madhe për të gjithë ata futbollistë të rinj të cilët aspirojnë që një ditë të ecin në gjurmët e yllit portugez të Juventusit, i cili edhe pse 35-vjeçar sot, vazhdon që të jetë në majë dhe çdo sezon është në kërkim të rekordeve të reja. Shpesh Ronaldon e kanë konsideruar edhe si një robot, jo vetëm brenda, por edhe jashtë fushës.

E ndoshta pikërisht trajtimi që ai i bën trupit të vet në jetën e përditshme është edhe ajo që i ka dhënë këtë jetëgjatësi dhe këtë rendiment iberikasit. Por çfarë e bën regjimin e një futbollisti ideal?

Në rastin e Kristiano Ronaldos, të ushqyerit dhe gjumi. Pikërisht kështu, nga tavolina e deri te relaksimi mes stërvitjeve të shumta, Nik Litërllhejls zbulon se CR7 konsumon 6 vakte në ditë, por në të njëjtën kohë bën edhe 5-6 seanca dremitjeje, përpara gjumit të mbrëmjes, ku edhe ky nuk duhet të jetë me orë të gjata. Dhe duke përmbushur këto rregulla, Ronaldo, edhe pse me jo pak vite mbi shpatulla, ka një strukturë trupore dhe reaktive në fushë, prej një 20-vjeçari.

Menuja e Fenomenit – Të ushqyerit sot ecën paralelisht me të stërviturit, duke qenë se muskujt kanë nevojë të ushqehen dhe Ronaldo e ka ndarë të ngrënit me 6 seanca. Mëngjesi është me bazë proshutash, djathërash dhe jogurti.

Ndërkohë, pak orë më pas një tost me avokado mjafton për të pritur drekën, e cila është e ndarë gjithashtu me dy pjesë: vakti i parë është një bazë yndyrash dhe proteinash, përgjithësisht fileto pule dhe sallatë, ndërsa një pjatë e dytë pak minuta më vonë mund të jetë me bazë peshku (më së shumti ton), vezë dhe ullinj. Ndërkohë, edhe pasditja mund të jetë një tjetër tost, ndërsa darka mund të jetë e bollshme, me meny peshku (merluci këshillohet më së shumti) ose bazë mishi.

Dremitjet sa një ndeshje futbolli – Por teksa konsumon një sasi të rëndësishme ushqimi, ndonëse duke parë fizikun dhe stërvitjet që bën shpesh ylli i Juventusit, mes tyre nevojitet edhe një relaksim, të cilin Ronaldo e merr falë 5-6 seancave dremitje gjatë ditës, prej 90 minutash secila (sa zgjat një ndeshje futbolli), pas të cilave ai karikon më së miri “bateritë”.

“Nuk bëhet fjalë për disa dremitje si ato që bëjnë të moshuarit përpara televizorit, por është një regjim i kërkuar dhe i detyruar nga vetë futbollisti”, u shpreh Nik Litërllhejls për “Football Whispers”, eksperti me të cilin Kristiano Ronaldo ka bashkëpunuar për një periudhë shumë të gjatë kohe dhe, me sa duket, ka dhënë rezultate fantastike.

Rekordi i Kasijasit – Që Ronaldo është një makineri, kjo dihet tashmë, aq sa edhe në rastin me infektim nga Koronavirusi ai nuk pati asnjë simptomë, përkundrazi vazhdoi të stërvitej në shtëpi normalisht, ndonëse tamponi rezultoi negativ pas 18 ditësh. Gjithsesi, tashmë që juventini është rikthyer, kërkon të rikuperojë periudhën e humbur dhe kërkon tëvazhdojë të shënojë, madje debutimi i tij ndaj Specias dhuroi 2 gola personalë.

Ndërkohë, kundër Ferencvaroshit Ronaldo bëri debutimin e tij sezonal, i cili përkon me sezonin e 18-të radhazi që luzitani merr pjesë në Ligën e Kampioneve. Në historinë e këtij kompeticioni, vetëm Iker Kasijas ka zbritur në fushë më shumë vite radhazi sesa CR7, konkretisht 20 (nga sezoni 1999- 2000 deri në 2018-2019). Por, duke parë formën që ende sot Kristiano Ronaldo tregon, pa dyshim që të paktën edhe dy vite të tjera në fushën e lojës nuk ia ndalon askush…/Panorama Sport

Tags: Kristiano Ronaldo”regjimstervitje

TË LIDHURA

Babai i Yamal ‘shpërthen’ pas Topit të Artë: Lamine është më i miri në botë me diferencë të madhe
Sport

Babai i Yamal ‘shpërthen’ pas Topit të Artë: Lamine është më i miri në botë me diferencë të madhe

13:44 | 23/09/2025
“Topi i Artë” 2025, francezi nuk do të ndalet: Tani dua edhe Botërorin
Sport

“Topi i Artë” 2025, francezi nuk do të ndalet: Tani dua edhe Botërorin

09:18 | 23/09/2025
Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!
Sport

Zhvillohen sot dhe nesër ndeshjet e javës së 4-t të Superiores!

14:30 | 20/09/2025
Next Post
Thaçi e ka miratuar vetë Gjykatën Speciale, çdo kosovar nuk do e pranonte

Thaçi e ka miratuar vetë Gjykatën Speciale, çdo kosovar nuk do e pranonte

BE, sanksione Lukashenkos dhe 13 zyrtarëve bjellorusë

BE, sanksione Lukashenkos dhe 13 zyrtarëve bjellorusë

Video/ Kur Joe Biden kërkonte bombardimin e Serbisë në vitin 1998

Video/ Kur Joe Biden kërkonte bombardimin e Serbisë në vitin 1998

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Kremlini ka hedhur poshtë kritikat e presidentit amerikan Donald Trumpit
Bota

Kremlini ka hedhur poshtë kritikat e presidentit amerikan Donald Trumpit

by mirseda
09:37 | 24/09/2025
0

Kremlini ka hedhur poshtë kritikat e presidentit amerikan Donald Trumpit për cilësimin e ushtrisë ruse si një...

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë u vendos

Përfundon Konferenca e Kryetarëve, ja çfarë u vendos

09:31 | 24/09/2025
Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse, rritje me 37,3%

09:22 | 24/09/2025
Analiza: BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

Analiza: BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat

09:13 | 24/09/2025
Supertajfuni Ragasa i afrohet Hong Kongut dhe Kinës, evakuohen rreth 2 mln banorë në Guangdong

Supertajfuni Ragasa i afrohet Hong Kongut dhe Kinës, evakuohen rreth 2 mln banorë në Guangdong

09:11 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com