Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

“S’ka më vende, presim të shërohet ose të vdesë dikush”, mjeku jep alarmin

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pse Shkodra është kthyer në vatër infeksioni? Shifrat janë alarmante

Mjeku i Urgjencës Kombëtare, Ilir Allkja, apelon ndaj Komitetit Teknik të Ekspertëve, që të reagojnë sa më parë sa i takon shtimit të stafeve mjekësore, e veçanërisht mjekëve respiratorë.

Mjaft i shqetësuar për situatën në vend, mjeku shprehet se koronavirusi ka gjunjëzuar vende të pasura e me spitale moderne. E jo më një vend të varfër, me spitale të rrënuara e me mungesa në mjete e në stafe si Shqipëria.

Ilir Allkja thotë se në vendin tonë, nuk kemi mjaft mjekë e infermierë reanimatorë për të trajtuar një fluks të rritur të pacientëve, si në ditët e sotme. Nevoja urgjente kalon tek personeli mjekësor shtesë, që ka specializim apo trajnim.

Teksa tregon se e ka mbajtur me orë të tëra një pacient në gjendje kritike për jetën në ambulancë, për shkak se në spitale nuk ka më vende për rastet e rënda, Allkja shfaq situatën dramatike në Shqipëri.

Ai shton më tej se vend vakant për ta hospitalizuar nuk ka, ndaj ai me ekipin e tij po i kalojnë orët e natës duke ndërruar bombolat e oksigjenit, në mënyrë që ta mbajmë gjallë para spitalit të sëmurin.

Në oborrin e spitalit ka edhe disa ambulanca të tjera, siç thotë mjeku, nga Tirana por edhe nga rrethet. Edhe ata presin me shpresë se mos del dikush i shëruar ose i vdekur, për të hospitalizuar pacientin e radhës.

Statusi

Të nderuar Zonja e Zotërinj ekspertë të Komitetit! Tashmë COVID-19 është një realitet i zi, që ka shkelur pothuaj në çdo familje shqiptare, diku me dhimbje, diku me tragjedi.

Në mbarë botën që nga 31 dhjetori 2019 deri më 05 nëntor 2020, janë prekur 48 171 563 njerëz nga COVID-19.

Në vendin tonë janë prekur zyrtarisht 22.721 njerëz, prej të cilëve janë shëruar 11.696 dhe kanë vdekur 543 të tjerë.

Këta shifra fatkeqësisht nesër do të jenë më të larta…

Unë si mjek i vijës së parë kam një lutje ndaj jush, dhe këtë po e shkruaj nga bordi i një ambulance, në pritje, para njërit prej spitaleve Covid të Tiranës për të hospitalizuar një të sëmurë me parametra kritikë për jetën.

Vend vakant për ta hospitalizuar nuk ka, dhe unë me ekipin tim po i kalojmë orët e natës duke ndërruar bombolat e oksigjenit, në mënyrë që ta mbajmë gjallë para spitalit të sëmurin.

Në oborrin e spitalit ka edhe disa ambulanca të tjera, nga Tirana por edhe nga rrethet, dhe ata presin me shpresë se mos del dikush i shëruar ose i vdekur për të hospitalizuar pacientin që mban në bord!

Pandemia e COVID-19 gjunjëzoi edhe vende të pasura e me spitale moderne, e jo më një vend të varfër e me spitale të rrënuara e me mungesa në mjete e në stafe si Shqipëria, por unë nuk dua të diskutoj këtë me ju .

Lutja ime para 7 muajsh për ministren shkoi në vesh të shurdhër, e unë në fakt nuk prisja të më përfillte ministrja e shëndetësisë, pasi qasjen e saj ndaj mjekëve e kam kuptuar prej kohësh !

Ajo nuk është si ne!

Ju jeni si ne!

Ju jeni mjekë!

Ju e dini më mirë se sa unë, që COVID-19 është virus respirator dhe shkakton infeksion pulmonar.

Infeksioni pulmonar shkakton ARDS, sindromi i insufiçiencës respiratore acute.

Në ARDS i sëmuri është i pamundur të marrë frymë vetë, dhe trajtohet vetëm në njësitë e kujdesit intensiv me frymëmarrje të drejtuar.

Ne edhe respiratorët , ashtu si gjithë bota, i kemi të kufizuar në numër, por le të jemi optimistë që mund të kemi pa limit të tillë!

Siç e dimë mirë, në Shqipëri (por jo vetëm) nuk kemi mjaft mjekë e infermierë reanimatorë për të trajtuar një fluks të rritur të pacientëve, si në ditët e sotme.

Prandaj, nevoja urgjente kalon tek personeli mjekësor shtesë që ka specializim apo trajnim.

Ju e dini mirë që vende si Franca, Gjermania, Belgjika, Italia kanë nisur që në muajin mars 2020 kualifikimin, trajnimin e shumë mjekëve dhe infermierëve për kujdesin intensiv (intubimin, reanimimin dhe asistimin e të sëmurëve me ARDS) në mënyrë që të jenë gati për skenarë më të keqinj.

Ju e dini mirë, që nuk është vetëm Shqipëria por mbarë bota që ka nevojë për reanimatorë sot !

Shqipëria sot ka nevojë për mjekë të kualifikuar të kujdesit intensiv, dhe është e pafalshme që kemi mbetur përsëri me duart nga qielli (t’i lutemi Zotit).

Natyrisht, është e pamundur të kualifikohemi të gjithë për të qenë mjekë reanimatorë, sidomos në një kohë kaq të shkurtër, por një kurs trajnimi disa javë, për të qenë të aftë për kujdes intensiv në këtë kohë duhej të kishte filluar !

Cdo hotel mund të kthehet në spital nqs ka specialiste, të cilët ky shtet i ka detyruar të marrin rrugët e botës, por çdo spital është thjeshtë një ngrehinë pa to !

Spitalet covid 3 dhe 4 duhet te kthehen në qendra trajtimi për të sëmurët me COVID-19!

Ju lutem, braktiseni propagandën e qeverisë këto momente të rënda për vendin, përqafoni interesin e pacientëve për të cilin jeni betuar si mjekë !

Me shpresë Ilir Allkja, mjek.

Tags: Ilir Allkjakoronavirusmjek

TË LIDHURA

Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta
Aktualitet

Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta

09:58 | 07/08/2025
Vde*ja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik
Aktualitet

Vde*ja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

09:56 | 07/08/2025
Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane
Kryesore

Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

09:19 | 07/08/2025
Next Post
Kosovë/‘Qeveria e përgatitur për ndonjë incident të mundshëm’

Kosovë/‘Qeveria e përgatitur për ndonjë incident të mundshëm’

FSHF kërkesë për kthimin e tifozëve, zbulohet përgjigjja e qeverisë

FSHF kërkesë për kthimin e tifozëve, zbulohet përgjigjja e qeverisë

Trump-Biden/A do të shpallet fituesi në sallën e gjyqit?

Trump-Biden/A do të shpallet fituesi në sallën e gjyqit?

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Kina përdor IA për të manipuluar opinionin publik global
Bota

Kina përdor IA për të manipuluar opinionin publik global

by mirseda
10:40 | 07/08/2025
0

Qeveria kineze po përdor kompanitë e saj të teknologjisë për të ndërtuar një sistem të sofistikuar propagande...

Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta

Arrestohet ‘skifteri’ i Durrësit, Vidhte para dhe sende me vlerë në automjete, banesa e motoçikleta

09:58 | 07/08/2025
Vde*ja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

Vde*ja e minatorit në Bulqizë, arrestohen 5 punonjës të stafit teknik

09:56 | 07/08/2025
Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

Shqipëria nuk preket nga projekti i DASH për vizat amerikane

09:19 | 07/08/2025
SKANDAL në ndeshjen e Champions League, tifozët polakë shpalosin banerin provokues ndaj Kosovës

SKANDAL në ndeshjen e Champions League, tifozët polakë shpalosin banerin provokues ndaj Kosovës

09:00 | 07/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com