Mediat prestigjoze botërore po pasqyrojne live rezultatet e votimimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Joe Biden, kandidati demokrat deri në këto momente ka arritur të fitojë në 9 shtete.
Ai ka arritur të sigurojë një numër më të madh votash se Trump në Vermont, Masaçusets, Nju Xhersi, Delauer, Merilend, Distrikti i Kolumbias, Nju Jork, Kënektikat, Nju Xhersi, Kolorado, Nju Meksiko, Ilinoi, Oregon, Kalifornia. Si rezultat Biden ka fituar deri më tani 225 vota në senatin elektoral.
Ndërkohë presidenti Trump deri në këto momente ka aritur të fitojë në 8 shtete, ndër të cilat janë: Indiana, Kentaki, Oklahoma, Alabama, Dakota e Jugut, Nebraska, Arkansa, Tenesi, Virxhinia Perëndimore, Karolina e Jugut. Kështu Trump ka mundur të sigurojë deri tani 213 vota në senatin elektoral.
Presidenti Trump fiton shtetin e Floridës me 29 vota elektorale. Dy kandidatët e shihnin Floridën si shumë të rëndësishme në këtë garë, dhe e kanë vizituar shumë shpesh këtë shtet gjatë fushatës.
Donald Trump, 74 vjeç, shpreson të fitojë një mandat të dytë pas katër viteve të trazuara në të cilat ekonomia e vendit lulëzoi dhe më pas u rrëzua mes pandemisë së koronavirusit.
Pjesëmarrja e votuesve amerikanë pasqyronte një demonstrim të rregullt të detyrës civile që dallonte qartë nga tensionet e thella, që karakterizuan fushatën e ndezur zgjedhore.