Një 33-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia në Elbasan.
Shtetasi E.Ç, u kap duke transportuar 12 emigrantë të paligjshëm.
”Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij 12 shtetas të huaj.’’, informon policia.
Ai merrte 100 euro për person, dhe u premtonte emigrantëve kalimin për në vendet e BE.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprë penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.