Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vizituar Vorën, ku është njohur me problematikat e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ata u shprehën të pakënaqur me ecurinë e pricesin deri më tani, teksa bëjnë me dije se bashkia u ka kërkuar të lirojnë banesat, por pa marrë më parrë ndonjë dokumentacion apo bonus qeraje.
Lidhur me këtë çështje, Kryemadhi u kërkoi banorëve të ruajnë të gjithë letrat e pronave të tyre, pasi një i çmendur nuk mund ta marrë zvarrë Shqipërinë.
Monika Kryemadhi: “Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shpopulluar. Më 25 prill do bashkohemi të gjithë. Reforma në drejtësi është për t’i shërbyer Edi Ramës. Tani do bashkohemi ne. E sheh më 25 prill ai.
S’mund të na marrë zvarrë një i çmendur. Sa vjen e iu ngushtohet laku, edhe 6 muaj iu kanë ngelur. Si nuk u ngop ky, detin po, pronat po, çdo gjë. Rama do të grabisë Kushtetutën, por Ilir Meta si president nuk e lejon. “Ka biznese që paguajnë taksa. Ai nuk u del për zot. Ruaji letrat se do vijë dita. Njerëzit edhe pas 50 vjetësh i morën pronat. Ruaji letrat, të bëjmë dhe padi.”
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1763128447203021/