Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përse Greqia kërkon “zero” probleme me Shqipërinë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“Freedom House” na ka mbajtur me hatër

Nga: Mero Baze

Shqipëria dhe Greqia ranë dakord të zgjidhin në Gjykatën Ndërkombëtare çështjen e kontestuar të ndarjes së kufirit detar, pas anullimit të Marrëveshjes Berisha Karamalis nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Bisdimet e rinisura nga pala shqiptare, përmes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe atij grek Nikos Kocias, u ndërprenë, pasi të dy ministrat u shkarkuan dhe u zëvendësuan nga krymeministrat përkatës, që emëruan ministra në detyrë.

Në atë kohë pala greke shpërndau versionin se Bushati u shkarkua nga Edi Rama, pasi kishte negociuar me Niko Kocias, një marrëveshje në favor të Greqisë. Për këtë i referoheshin vet deklaratave të Kocias.

Gazeta  Liberale.gr në Greqi, shkruante se Rama “ u kujdes të mënjanonte nga qeveria e tij Ditmir Bushatin, ministrin e Jashtëm, i cili ishte në bisedime me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias, sipas të cilit, ishte bërë përparim i madh.” https://www.liberal.gr/diplomacy/o-tourkikos-daktulos-sta-tirana-kai-i-boulisi-rama-gia-aoz/307303 .

Gazetari lë të kuptojë se përparimi mes Kocias dhe Bushatit nuk ishte në një vijë me perceptimin e zyrës së kryeministrit për marrëveshjen e mundëshme. Më tej akoma ai aludon se pas shkarkimit të Bushatit, qëndron Turqia, e cila në mendjen e shumë politikanve grek, ashtu si në mendjen e Berishës, perceptohet si roja jonë kufitare e kufirit detar me Greqinë.

Në Shqipëri ky debat është shmangur dhe Bushati nuk ka shpjeguar kurrë publikisht se deri në cfarë pike shkuan bisedimet me Greqinë dhe ku ndryshonte parimi që ai po negocionte, me parimin me të cilin Berisha kishte nënshkruar Marrëveshjen që hodhi poshtë Gjykata Kushtetuese.

Tani që çështja ju delegua Gjykatës Ndërkombëtare, palët janë të çliruara nga debati politik rreth vijës kufitare detare dhe pala shqiptare akoma më shumë mbetet e çliruar nga cdo detyrim që ka me palën greke, përveç respektit për pakicën greke në Shqipëri, i cili nuk mungon.

Pala greke mbetet të plotësoj premtimin e saj për heqjen formal të ligjit të luftës me Shqipërinë, i cili po shërben më shumë si një atavizëm helmues i  raporteve mes dy vendeve, pasi realisht ai është tejkaluar me Traktatin e Miqësisë mes dy vendeve të vitit 1996 dhe raportet mes dy vendeve si anëtare të NATO.

Por realisht problemi kryesor i Greqisë është vija kufitare detare me Shqipërinë, jo për ato paranojat shqiptare të 12 miljeve, por për shkak se ajo është në prag të një konflikti të hapur ushtarak me Turqinë, për një cështje të ngjashme.

Ajo ndërkohë ka zgjidhur problemin me vijën kufitare detare me Italinë dhe Egjyptin. Me Italinë ata i  janë përmbajtur marrëveshjes së vitit 1977 për shelfin kontinental, që ka parim vijën e mesme të korrektuar. Turqia kërkon të njëjtin parim, por në kushtet kur ishulli i fundit grek është nën 12 milje më afër me bregun turk, ky parim është i papranueshëm nga Greqia dhe cështja po shkon drejt konfliktit ushtarak.

Për këtë arsye Greqia është e lumtur që cështja e kufirit me Shqipërinë të shkoj në Gjykatë Ndërkombëtare, ndërkohë që në SHqipëri nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese të certifikoj cdo vendim politik.

Me çuarjen në Gjykatë Ndërkombëtare Greqia shmang paranojën që ka ashtu si dhe Berisha, që ne ndikohemi nga Turqia në vendimet rreth vijës kufitare me Greqinë. Duke e cuar në Gjykatë Ndërkombëtare, Greqia kërkon ta heq nga mendja këtë skenar.

Edhe sot shtypi grek shkruan se në Pasha Liman në Vlorë janë instaluar luftanijet turke që të “mbrojnë” vijën detare shqiptare. Natyrisht kjo është një përrallë, por që në rastin konkret, ka bindur grekët të shkojnë në Gjykatë ndërkombëtare.

Nga ana tjetër Greqia shpreson që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare dhe parimi që ajo do përdor për të gjykuar kontestin shqiptaro grek për vijën kufitare, ti imponohet dhe Turqisë në të ardhmen.

Për këtë arsye Greqia nuk është e interesuar të bëj debat edhe me Shqipërinë për këtë çështje, përderisa nuk ka ndonjë konflikt të hapur me të. Ajo synon ta izoloj debatin për kufirin vetëm me Turqinë, për të ndarë Perëndimin pro dhe kundra saj. Dy probleme me kufijtë, do ta bënin më të dobët pozicionin grek përball Turqisë dhe kjo është arsyeja që ata ndjehen mirë që  cështja e Shqipërisë ti kaloj Gjykatës ndërkombëtare.

Ajo ka nevojë reale për zero probleme me Shqipërinë, pasi ka prioritet krizën turke që është reale. Krizat me Shqipërinë ka qenë gjithnjë konsum politik. Në Shqipëri mbajnë gjallë Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin, ndërsa në Greqi kanë pas mbajtë gjallë “Agimin e Artë”. Tani “Agimi i Artë” ka dal jashtë ligji kurse Dulja e Idrizi janë futur bashkë në një koalicion me Lulzim Bashën. Kështu që nuk ka nevojë askush të ushqehet me kriza artificiale.

Tags: Çështja e detitGreqiamero bazeshqiperia

TË LIDHURA

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent
Analizë

LZHK: 11 maji s’ishte zgjedhje, bashkimi i opozitës urgjent

09:19 | 14/06/2025
Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!
Editorial - Opinione

Këto ushqime do të ndryshojnë verën tuaj – ja çfarë të konsumoni!

22:08 | 13/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Rajoni i Alpeve gjermane futet në izolim

Rajoni i Alpeve gjermane futet në izolim

Melania Trump anulon pjesëmarrjen në tubimin e Trump, zbulohet arsyeja

Melania Trump anulon pjesëmarrjen në tubimin e Trump, zbulohet arsyeja

Pse si themi dot Ramës “ejvallah” për detin?

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com