Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetin social, Facebook pamje nga landfilli i Sharrës në kohën e qeverisjes së Sali Berishës, e cila sipas tij kërcënonte shëndetin e qytetarëve duke ndotur ambientin.
Rama ka publikuar edhe projektin e tij për landfillin e Sharrës, tek e cila do të bëhet një seleksionim manual që konsiston në vendosjen e një platforme ku operatorët selektojnë çdo mbetje që konsiderohet e riciklueshme.
Kryeministri ka bërë një krahasim mes qeverisjes së Berishës me Bashën, Metën e Kryemadhin, me qeverisjen aktuale të Partisë Socialiste.
”MIRËMËNGJES dhe me Sharrën dje, sot dhe së afërmi, si një pasqyrë e qeverive që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën, e qeverisjes që kemi sot me Partinë Socialiste dhe e Shqipërisë që duam nesër për fëmijët tanë, ju uroj një ditë të mbarë.’’ shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3465912220113571/